Ka nisur hetimet per vdekjen e 27 vjeçarit ne Korce.
Ekspertiza do te krye t nga dy eksperte.
Nje ekspert i pavarur dhe nje tjeter i mjeksise ligjore.
Prokuroria sekuestron kamerat e sigurise e dhomave te paraburgimit.
Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.
U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale


