Që nga momenti i marrjes së drejtimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është përballur me kundërshtitë e forta brenda forcës politike të cilat rrjedhimisht kanë sjellë edhe largime masive.
Sot ka qenë sërish deputeti i LSI-së Robert Bitri i cili ka dalë kundër vendimit të lideres së LSI-së.
Ligjvënësi nuk u largua sot nga salla e Kuvendit, pavarësisht se koleget e tij opozitarë vendosën të largoheshin nga salla.


