Ditën e sotme ka ndërruar jetë te Infektivi një 27 vjeçar i prekur nga COVID që sipas Shërbimit Infektiv, ishte asimptomatik.
Një i afërm i tij që quhet Drin Bardhi i ka dedikuar një mesazh prekës në Facebook, ku konfirmon se i riu ishte i prekur me Covid. Sakaq ka përcjellë dhe një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët që të ruhen.
“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare” shkruan ai.
Ministria e Shëndetësisë sqaroi se, referuar shërbimit infektiv, 27 vjeçari nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19.


