• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ASKUSH NUK DO E MARRË VESH”/ Ngacmoi seksualisht të bijën, çfarë pritet për 37-vjeçarin në shtator. Prokuroria…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ASKUSH NUK DO E MARRË VESH”/ Ngacmoi seksualisht të bijën, çfarë pritet për 37-vjeçarin në shtator. Prokuroria…

24 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të 37-vjeçarit Rudolf Merolli, i cili dy muaj më parë u akuzua nga vajza e tij për ngacmim seksual.

Gjatë kryerjes së hetimeve, Merolli nuk ka pranuar akuzën, duke deklaruar se natën kur edhe akuzohet se ndodhi ngjarja, kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk mbante mend asgjë.

Në muajin shtator pritet të fillojë gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë për 37- vjeçarin.

Më 16 maj Gjykata e Korçës vendosi “arrest me burg” për Rudolf Merollin, ndërkohë që avokati i tij kërkoi një masë më të butë dhe tha se prokuroria duhet të thellohet më shumë në hetime.

Po ashtu, në seancën në fjalë mbrojtja kërkoi që për të akuzuarin dhe vajzën e tij të bëhen ekzaminimet dhe analizat përkatëse, për të vërtetuar nëse kanë konsumuar ose jo lëndë narkotike.

DENONCIMI

Vajza e ka denoncuar të atin, teksa ky i fundit më pas është vënë në prangat e Policisë. 18-vjeçarja e ka regjistruar momentin e rëndë kur babai i saj i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale, audio të cilat i ka dorëzuar në Polici.

Në disa episode, edhe pse vajza thotë vazhdimisht se “më ke evlat, jam gjaku yt”, 37-vjeçari i thotë se nuk është problem, pasi askush nuk do ta marrë vesh. Vajza jeton me nënën te gjyshja e saj në Korçë, pasi prindërit janë të divorcuar dhe kanë një vit që jetojnë të ndarë.

Nëna e vajzës, në një intervistë për mediat kohën e denoncimit të rastit, është shprehur se Rudolf Merolli është dënuar dy herë më parë, ka qëndruar në burg shumicën e kohës dhe se është përdorues i vazhdueshëm i hashashit.

Sipas saj, pasi doli nga burgu ishte afruar shumë me vajzën, por ajo normalisht mendonte se ishte sjellje baba e bijë dhe jo se donte të kishte një marrëdhënie krejt tjetër.

“Kohët e fundit ai është treguar më i afërt me vajzën, por mendoja që e ka fëmijë. Kërkoj që ai të marrë atë që meriton, frika është se nuk i dihet, mund të më vrasë edhe vajzën, i druhem shumë. Nëse shteti nuk i jep masën e dënimit atij njeriu, mos me thënë “plehrë”, unë do t’ia jap vetë. Unë edhe mund ta qaja vajzën, sepse ai do ta përdhunonte e do ta vriste”, ka thënë ajo. Po ashtu, ajo është shprehur se ndihet shumë e frikësuar, pasi ai e kishte dhunuar më parë atë e fëmijët dhe se nëse nuk i jepet një dënim, atëherë do t’ia japë vetë me duart e saj.

“O të më vrasë, o do ta vras, se frika është shumë e madhe për mua, s’mund të lejoj të më vrasë fëmijën se nga ai çfarë nuk mund të presësh”, ka thënë nëna e vajzës në dëshminë prekëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E 27 VJEÇARIT ME COVID/ I afërmi bën dedikim prekës: Do të kujtoj gjithmonë me të qeshurën tënde! Coronavirusi realitet i zi
Previous article NDODH PAS 86 VITESH NË STAMBOLL/ Lutjet muslimane të së premtes mbahet në kishën e Shën Sofisë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT