• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 22-VJEÇARES/ Një tjetër i dyshuar, punonjësi i kazinosë kishte lidhje me vajzën keniane
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E 22-VJEÇARES/ Një tjetër i dyshuar, punonjësi i kazinosë kishte lidhje me vajzën keniane

21 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një tjetër person i shtohet listët të së hetuarve nga policia dhe prokuroria e Tiranës, si të dyshuar që kanë lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht verën e vitit të shkuar.

Pak ditë më parë, oficerë të komisariatit numër 1 kanë shoqëruar për të marrë në pyetje një tjetër person, emri i të cilit doli pas dëshmive që dhanë Rodin Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte keniania, si dhe miqtë e tij.

I hetuari i ri i policisë dhe prokurorisë, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, gjithashtu mësohet se është punonjës po në të njëjtën kazino.

Gjatë deklarimeve, ai ka pohuar se kishte pasur marrëdhënie intime me 22 vjeçaren para se të ndodhte ngjarja, por nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt të saj.

Burime nga grupi hetimor thanë për ABC News se nga kqyrja që i është bërë kamerave të sigurisë së kazinosë ka rezultuar se i hetuari dhe vajza keniane shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Edhe në sajë të provave të mbledhura në banesën ku jetonte Joy, hetuesit kanë zbuluar se ai kishte qenë në banesën e kenianes dy ditë para se ajo të gjendjen në gjendje të rëndë, 13 gushtin e vitit të kaluar.

Keniania 22 vjeçare kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte punësuar në një kazino. Në trupin e saj u konstatuan dëmtime të shumta në kokë e në brinjë që dyshohet se e reja pasi u dhunua mund të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte me qira.

Fillimisht, Joy Ayoko qëndroi e shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje kome, dhe më pas u dërgua për kurim në vendlindjen saj, por ndērroi jetě për shkak të gjendjes së rënduar që ndodhej.

Deri më tani, nuk ka persona të arrestuar për këtë ngjarje.

Ndërkohë që policia dhe prokuroria janë në pritje të zbardhjes së bisedave telefonike që do të përfitohen nga dy celularët e 22 vjeçares, njëri prej të cilëve është në duart e hetuesve të SPAK për t’u çkoduar.

Hetuesit kanë kërkuar nga nëna e kenianes që t’u vihet në dispozicion edhe laptopi i Joyt nëse në të mund të përfitohen prova me vlerë për hetimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERDHI ME SHPATË NË DORË"/ Dea dhe Kristi kanë diçka për të thënë për Bledi Manen: Dy javë hynte...
Previous article QËLLOI DISA HERË ME THIKË GRUAN E TIJ/ Arrestohet 54-vjeçari shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT