jë sherr me thika mes dy të rinjve ka përfunduar me një të vdekur, ndërsa autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të qytetit të Fierit.
Viktima është Denis Vrenozi 16-vjeç banues në Hoxharë të Vjetër, ndërsa autori me inicialet Florian G. rreth 17 vjeç. Sipas policisë, dy të rinjtë janë grindur fillimisht verbalisht, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe 17-vjeçari e ka goditur me thikë në zemër Vrenozin.
16-vjeçari është transportuar në spitalin e Fierit me urgjencë, por nuk ka arritur që të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda që mori nga goditjet me thikë.
Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e arsyes së konfliktit mes të rinjve.


