Shpirti i 16 vjeçares sarandiote Kostandina Anagnosti nuk do të gjejë paqe derisa drejtësia të thotë fjalën e fundit për adoleshenten.
Skandali i vrasjes së saj në rrethana misterioze në Sarandë në 14 nëntorin e vitit 2014 duket se po zbardhet nga drejtësia greke. Dy ditë më parë u vu në pranga Spiros Papas, taksisti që shoqëroi vajzën në Sarandë dhe më pas e dërgoi në spital të vdekur.
Në shtetin shqiptar, hetimet u mbyllën me shpejtësi për mungesë provash, por në Greqi, në Janinë dhe Athinë, mjekoligjorët vunë re se vajza ishte masakruar, duke i hequr trurin, mitrën, paramitrën, gjuhën, laringun, me një krim barbar.
“Nuk do të rresht së kërkuari drejtësi për vajzën. Spiro Papas është i arrestuari i parë. Me radhë do të shkojë drejtësia tek doktoresha që kreu abortin e vajzës, e pas saj, tek mjekoligjori shqiptar që tha se vdekja ishte natyrale, te prokurori e çdokush tjetër që u përfshi për të mbyllur çështjen. Unë do ta vazhdoj këtë çështje” deklaroi Jorgo Anagnosti në lidhje telefonike në TCH.
“3.5 vite më vonë. Kemi fituar drejt padrejtësisë, e drejtuar nga një krim tek tjetri, që shkaktoi humbjen e një ëngjelli, por kaq kohë më vonë jemi përpara një vendimi drejtësie. Për mua është sadisfaksion moral kur shoh Jorgo Anagnostin dhe bashkëshorten e tij që kanë gëzim në sy. Falemnderit të gjithëve” shkruan avokatja greke Gianna Panagopoulou, duke dalë në fotografi me babain e Kostandinës.
Historia
Vajza jetonte me të emën dhe bashkëjetuesin e saj. Dhe siç tregon avokati shqiptar Ndue Pjetri, po vinte në Shqipëri me Spiros Papas për të abortuar në një klinikë private në Sarandë, sepse në shtetin grek nuk bënte abort meqënëse kishte kaluar tre muaj shtatzani. Po as në Shqipëri kjo nuk lejohet, ndaj kanë shkuar në një klinikë private. Kostandina ishte vajza e dy prindërve të ndarë. Nëna bashkëjetonte me taksixhiun, ndërsa babai ka vazhduar jetën e tij i martuar sërish.
Faktet e reja
“Klinika private ndodhet 50 metra larg gjykatës së Sarandës” thotë avokati Ndue Pjetri që ka angazhuar dedektivë privatë në këtë çështje për të zbardhur të vërtetën.
Menjëherë sapo lajmi u bë public, qytetarët e Sarandës kanë filluar të komentojnë. Që nga viti 2014 klinika private për të cilën flet avokati ekziston akoma, dhe janë dy doktoresha që punojnë, ku pas punës në shtet, shkojnë edhe në klinikë private.
Newsbomb.al disponon emrat e tyre, por deri në përfundim të hetimeve, nuk do të nxjerrin emrat e tyre derisa drejtësia të thotë fjalën e saj për mjeken që ka kryer abortin në mënyrë të jashtëligjshme, c’ka ka cuar në vdekjen e vajzës dhe më pas në masakrimin e saj.
Avokat Ndue Pjetri shton në intervistën e tij në TCH, se në këtë klinikë, brenda 7 viteve, kanë ndodhur pesë vdekje, ç’ka i jep skandalit përmasa më të mëdha.
Ndërkohë që mjekoligjorët grekë kanë nxjerrë të dhënat se vogëlushja ishte masakruar, në Shqipëri, mjeksia ligjore deklaroi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. E kush do të mbajë përgjegjësi për këtë krim makabër që po zbardhet nga drejtësia greke dhe jo ajo shqiptare???


