Pas ngjarjes së rëndë ku vdiq një 12-vjeçar nga Pocesta e Maliqit, reagon edhe spitali rajonal i Korçës.
Nga spitali sqarojnë mjekët se 12-vjecari pasi ka patur një stabilizim shëndetësor në datë 31 dhjetor dhe me dëshirën e familjarëve të tij është larguar nga spitali.
Gjate shtrimit ai është mjekuar me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për barkun.
Në datën 7, kur ai është paraqitur përsëri ne urgjencen spitalore te Korcës është bërë stabilizimi i gjendjes shendetesore edhe pse u paraqit ne situate shume te renduar ne spital dhe per shkak te simptomave, te cilat jane te njejta per disa diagnoza, u be e mundur te niset menjehere në kryeqytet per mjekim te specializuar dhe per ekzaminime te thelluara shendetesore.
Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër.


