Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së grupit të LSI, Petrit Vasili tha se deputetët e opozitës do marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit. Vasili kërkoi lirimin e protestuesve të Kukësit, pasi sipas tij ata janë të pafajshëm.
Do jemi shumë aktiv për t’u përballur me qeverinë, kryeministrin dhe gjithë negativitetin që po prodhon kjo qeverisje në dëm të qytetarëve. Qeveria po vendos taksa skllavëruese ndaj biznesit dhe kuksianët u rrëmbyen natën nga banesat e tyre. Kërkojmë lirimin tyre”- tha Vasili.


