Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, teksa arrin deri aty sa e krahason të parin e qeverisë me një qen të plakur e të tredhur.
Vasili shkruan në ‘Facebook’ se shefi i ekzekutivit shqiptar rron mbi plehra, gërmon ndër plehra dhe leh, flet e ha plehra. Së fundi, ai i uron Ramës t’i hajë gëzuar plehrat, duke shtuar se është kohë festash.
“Qentë e plakur e te tredhur nga matufepsja i lehin vetes dhe pastaj germojne kazanet e plehrave per te gjetur ndonje kocke apo kafshite ushqim. Kemi dhe ne nje te tille ne krye te qeverise, qe rron mbi plehra, germon nder plehra dhe leh, flet e ha plehra. T’i haje gezuar! Kohe festash eshte…”, shkruan Vasili.