Dy varjante të reja të Covid-19 janë zbuluar në Angli dhe në Afrikë dhe kjo shkaktuar frikë në botë, pasi sipas studiuesve është 70% më infektues.
Doktori i njohur Andi Koraqi tha se ky virus ka 29 ndryshime në strukturën e tij, por nuk ka akoma shumë informacion rreth ndryshimeve.
Ai është shprehur se nëse virusi ka ndryshuar strukturë, atëherë do të thotë që vaksina nuk do të ketë efekt.
“Ka 29 ndryshime në strukturën e tij. Koronavirusi është i prirur të bëjë 2 deri në 4 viruse, ndërsa ky motacion ka kaluar pritshmëritë. Nuk ka akoma shumë informacion. Pyetja është nëse mutacioni i ri ka ndryshuar strukturën. Nësa ka ndryshuar strukturën, pra fytyrën nuk kemi më virusin e Wuhanit por një virus të ri. Nëse kemi një virus të ri atëherë mundet që as vaksina të mos ketë efekt”, tha Koraqi për Open.


