Rusia shënon sërish rekord ditor prej 737 viktimash nga koronavirusi, duke arritur nivelin e ri më të lartë për gjithë periudhën më shumë se 1-vjeçare te pandemisë.
Kjo shifër thyen rekordet e reja të shënuara javën e kaluar, teksa ekspertët thonë se shifra e lartë e viktimave është pasojë e qarkullimit të mutacionit të ashpër indian dhe nivelit të ulët të vaksinimit që edhe në raste infektimesh, shmang fatalitetet. Infektimet ditore janë po ashtu në nivele të larta mbi 23.300 rastesh.
Ndërsa në Britaninë e Madhe, këtë 24-orësh u shënuan vetëm 9 vdekje nga koronavirusi, teksa ka mbi 3700 infektime ditore më shumë se Rusia. Falë ritmeve të larta të procesit të vaksinimit që deri tani e ka përmbyllur gjysma e popullsisë, numri i vdekjeve nuk ka pësuar rritje gjatë valës së përhapjes së variantit Delta, e madje është në kuotat më të ulta.


