• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARIANTI DELTA/ A po shkohet drejt MBYLLJES në Shqipëri? Ja çfarë thotë MJEKU
Home
Breaking News

VARIANTI DELTA/ A po shkohet drejt MBYLLJES në Shqipëri? Ja çfarë thotë MJEKU

30 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mjeku Ilir Alimehmeti e ka përjashtuar mundësinë që vendi ynë të përballet me një tjetër lockdoën tashmë që një tjetër valë ka filluar për shkak të variantit Delta.

Në një bisedë televizive, mjeku Alimehmeti tha se lockdoën-i është diçka që shërben vetëm në fillim të sëmundjes për të kuptuar çfarë po ndodh, ndërsa më pas duhet bashkëjetesa me sëmundjen, prandaj sipas atij një tjetër lockdoën do të ishte pa kuptim.

“Lockdoën-et janë pjesë e historisë së mesjetës dhe u bënë fillimisht vetëm për të kuptuar çfarë do të ndodhë. Filloi më pas termi bashkëjetesë dhe u kuptua qartë që kjo sëmundje nuk zhduket. Evito rastet e rënda përmes vaksinimit. Disa njerëz nuk vaksinohen dot. Ka njerëz që vaksinat nuk i bëjnë efekt. Kemi parë që asnjë vaksinë nuk është 100%. Duhet fokus i mirë te trajtimi, në mënyrë që të mos shkojmë te rastet e rënda. Rastet po trajtohen më mirë. Lockdoën nuk bën sens, sepse thjesht e shtyn në kohë valën për aq sa javë do e mbajmë. Nuk është më fokusi te rastet e reja”, u shpreh mjeku.

Më tej, mjeku theksoi se nuk do të ketë një zhdukje totale të virusit asnjëherë, ndërkohë ai vlerësoi faktin që në Shqipëri ka një rënie të rasteve të rënda me Covid-19.

“Jemi në një vale pandemie. Kemi një rritje të ngadaltë. Këtë lloj ecurie ka pasur dhe Serbia. Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë pasur rritje më të madhe. Tek ne nuk erdhi. Pati një ndarje të kurbave mes rasteve të reja dhe shtrimeve në spital. Presim që kjo të ngadalësojë dhe të bjerë me kohën. 6 muaj më parë kur kishim 600 raste, nuk kishim 2-3 humbje jete në ditë apo 96 të shtruar, por kishim mbi 600 të shtruar dhe  kishim 20 humbje jete në ditë. Kushdo që na dëgjon e mban mend sirenën e ambulancës. Rastet e rënda janë më pak sesa në shkurt. Këtu është punë e mirë e bërë sepse rastet e rënda janë ulur. Kjo po merr drejtimin drejt gripit. Po merremi me rastet e reja. Nuk do të ketë një zhdukje totale asnjëherë. Covid-19 do të kthehet në një virus shumë të lehtë. Do futet te grupi i gripit sezonal. Personat e brishtë, të sëmurë, të moshuar duhet patjetër t’i drejtohen vaksinimit. Nëse ke një adoleshent me sëmundje të rënda patjetër që duhet t’i drejtohet vaksinimit”, tha Alimehmeti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAKIN MARENA/ Opozita e konsideron SHBA-në pushtuese, Shqipërinë Afganistan dhe veten …talebane?!
Previous article EDITORIALI/ Edi Rama: Shpëtimi i afganëve është përgjegjësi e NATO-s

F.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit Aktualitet

VELIAJ DREJT STRASBURGUT/ SPAK refuzon datën e avokatëve britanikë për firmosjen e aplikimit

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT