• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EDITORIALI/ Edi Rama: Shpëtimi i afganëve është përgjegjësi e NATO-s
Home
Politikë

EDITORIALI/ Edi Rama: Shpëtimi i afganëve është përgjegjësi e NATO-s

30 August, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Parimi themelor i Aleancës së Atlantikut është ai se sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve. Prandaj, edhe sfida e madhe humanitare që NATO po lë pas në Afganistan duhet përqafuar nga të gjithë.

Ka pak shembuj faqebardhë në historinë e Shqipërisë më shumë se ai i heroizmit përballë shkatërrimit të hebrenjve europianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush nuk u kërkoi gjyshërve tanë që të rrezikonin, e shpesh të sakrifikonin jetët e tyre për të shpëtuar njerëz nga Holokausti. Sërish, shqiptarë muslimanë, të krishterë dhe ateistë e bënë. Falë Besës, që kërkon që secili prej nesh të ofrojë një strehë për ata që kanë nevojë, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj se në fillim të asaj lufte.

Fill pas kësaj ne provuam e përjetuam persekutimin vetë. Pasi larguam armiqtë e jashtëm në kurriz provuam një regjim po aq shtypës e totalitar që burgosi, torturoi e vrau ata që i konsideroi si armiq.

Ne përjetuam atë që njerëzit e Afganistanit përballen sot, teksa talebanët përforcojnë pushtetin e tyre në vend. Jetuam në një shtet që mbylli kufijtë dhe persekutoi disidentët dhe familjarët e tyre, ashtu si talebanët pritet që të veprojnë me kundërshtarët e tyre. Për thuajse 50 vite ëndërruam lirinë, që afganët e provuan pëër 20 vite, të cilën tani duket e sigurtë se do ta humbasin.

Sot, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s po shijon dhe ndan frytet e bashkëpunimit. Nisur nga historia jonë me të drejtë ishim vendi i parë në botë që ofruam ndihmë për refugjatët që u iknin talebanëve. Të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Po, ka disa pyetje me rëndësi për atë që po ndodh në Afganistan, pse po ndodh dhe si do ta farkëtojnë në të ardhmen ngjarjet aktuale. Na duhet të flasim për të gjitha këto, por tani duhet të veprojmë; duhet të veprojmë së bashku për të shpëtuar sa më shumë jetë që të jetë e mundur. Duhet të mbrojmë vlerat e Aleancës së Atlantikut të Veriut, që janë përqafuar nga të gjitha vendet demokratike. Kjo do të thotë të mos u kthejmë shpinën njerëzve që po rrezikojnë jetën për shkak se besuan te ne.

Deri pak ditë më parë, anëtarët e NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin afgan. Nuk mund të zhdukemi si hije, bashkë me idealet, parimet dhe premtimin e lirisë dhe demokracisë që u bëmë para dy dekadash. Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, e ndërtuar për të mbrojtur këto ideale me kërcënimin e forcës dhe me forcën e shembullit, nuk mund të shndërrohet në një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve të tjerë, që aspirojnë të jetojnë të lirë, në drejtësi dhe shoqëri demokratike. Të gjithë ne, komuniteti i vendeve tona duhet të ofrojë shpresë, strehë dhe një jetë të rej për ata që na besuan, punuan me ne dhe luftuan për premtimin për të ardhmen që ne përfaqësojmë.

Kur ramë dakord që të strehojmë refugjatë afganë e bëmë sepse ne i maarrim shumë seriozisht detyrimet tona ndaj aleatëve. Por, me më rëndësi, e bëmë sepse këta jemi ne. Vetëm 30 vite më parë ne ishim afganët në brigjet e Adriatikut në dëshpërim për t’i shpëtuar “Talibanizmit të kuq” të Tiranës. Jemi ata që gjatë luftës në Kosovë hapëm dyert tona për të strehuar gjysmëmilioni refugjatë që po i largoheshin spastrimit etnik të Serbisë së Slobodan Millosheviçit. I njohim të gjitha llojet e tiranësë, si kur kemi rënë në duart e një regjimi brutal, por edhe kur jemi përpjekur të ndërtojmë një jetë të re si refugjatë në vendet e tjera. Këto përvoja na kanë mësuar se nuk është rreziku që prodhon frikën, por frika prodhon rrezikun.

Shqipëria nuk është as e madhe dhe as e pasur. Nuk është as e shkëputur nga realiteti kompleks i Europës, përfshirë këtu perceptimin si pengesë të emigracionit. E dimë që frika ndaj të huajve ndikon në sondazhe, zgjedhje dhe te premtimet e politikanëve që synojnë t’i fitojnë ato dhe ne respektojmë vendimet e vështira që vendet e tjera duhet të marrin. Por, kur përballemi me zgjedhje jetë a vdekje, ku në mes janë njerëz të cilëve u detyrohemi zgjedhja është e qartë.

Dështimi për të vepruar tani, do të thotë t’i kthejmë shpinën vetë historisë sonë dhe të harrojmë se çfarë mësuam nga tragjeditë e shekullit të kaluar. Do të thotë të shpërfillim kujtimin e shumë ushtarave të rënë dhe të fshijmë sakrificat e panumërta të bëra gjatë 20 viteve të gjatë në këtë betejë, ndërsa mizoritë e talebanëve i kujton njerëzimit edhe njëherë tjetër se e keqja nuk vdes kurrë./ Marrë nga Project Syndicate-Shqip

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARIANTI DELTA/ A po shkohet drejt MBYLLJES në Shqipëri? Ja çfarë thotë MJEKU
Previous article MBLEDHJA E KËSHILLIT/ Berisha mbërrin në PD, e shoqëron Tritan Shehu dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët Aktualitet

DOSJA/ Çmontohet organizata e mashtrimeve kompjuterike, 11 të akuzuar! SPAK zbulon skemën nga Gjermania në Tiranë, burg për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT