• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VARIANTET E REJA TË COVID/ Alimehmeti: Virusi po luan me transmetueshmërinë, jo me agresivitetin
Home
Sociale

VARIANTET E REJA TË COVID/ Alimehmeti: Virusi po luan me transmetueshmërinë, jo me agresivitetin

12 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një kohë kur situata pandemike në Kosovë paraqitet shqetësuese, mjeku Ilir Alimehmeti vlerëson se vendi aktualisht nuk po përballet me variantin “mu” të koronavirusit, por Delta.

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, epidemiologu theksoi se tashmë virusi po luan me transmetueshmërinë, e jo me agresivitetin.

“Dyshoj që Kosova është në një valë varianti ‘mu’, por delta. Sepse është pjesë e Evropës, qartësisht ka 95 për qind të varianteve delta. Kemi parë që ‘mu’ nuk po përhapet dot ne Evropë si variantet e tjera; shkaku është Delta. Luftën e ka brenda llojit virusi. Delta po ia zë rrugën edhe në Amerikën Jugore variantit mu.

I pyetur nga gazetari Roland Zili nëse prezantimi i kaq shumë varianteve cilësohet normale, Alimehmeti pohoi se: “Eshtë krejtësisht normale, hapësira e krijimit të varianteve po ngushtohet dita-ditës, nuk është një evolucion pafund. Virusi po luan me transmetueshmërinë, jo me agresivitetin. Dita-ditës po shtohen njerëzit që janë shëruar, që kanë imunitet natyror ndaj virusit, shtohen rastet e vaksinuara. Tani çdo lloj varianti që vjen, gjen një digë goxha të fortë. Presim të dalin variante të tjera, janë nën vëzhgim të gjitha variantet.”

Sa iu përket debateve mbi vaksinimin, sidomos tek të rinjtë, Ilir Alimehmeti shfaqet kundër injektimit të dozave me detyrim.

“Unë jam me parimin se vaksina funksionon, si dhe rekomandohet fort tek ai që nuk e ka kaluar, por nuk jamë dakord që të bëhet me detyrim. Kur vjen puna te detyrimi, do të thotë që ne kemi dështuar nga pikëpamja e shtetit publik. Mendojeni si një lloj fushate elektorale, ku përdoren të gjitha format e ndryshme për të arritur me mesazhe në fund fare. Na duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në mënyrë kapilare.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZET ALARMI/ Telashe për Barcelonën, dëmtohet ylli Braithwaite dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për…
Previous article "DREJT"/ Luan Rama i rifutet gazetarisë, vjen me emision në RTV Ora: Do bëj për vete këdo në Shqipëri...

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT