• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vargjet epike/ Ilir Meta si Enver Hoxha, këndojnë të njëjtën këngë
Home
Shqipëri

Vargjet epike/ Ilir Meta si Enver Hoxha, këndojnë të njëjtën këngë

27 November, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, i pranishëm sot në Gjilan të Kosovës me rastin e përurimit të shtatores së Idriz Seferit, e elektrizoi atmosferën gjatë fjalës së tij, kur citoi disa vargje epike, që lidhen me trimëritë e popullit shqiptar, gjatë kryengritjeve kundër pushtuesve otomanë.

Fakt interesant është se të njëjtat vargje, janë kënduar dekada më parë nga diktatori Enver Hoxha, në praninë e pionerëve të shumtë, me rastin e Kongresit të 8-të të BRPSH-së (Bashkimi i Rinisë së Punës së Shqipërisë), sikurse mund të shihet qartë edhe nga video e mëposhtme.

Video/Enver Hoxha këndon me të rinjtë këngën “Ushton Gryka e Kaçanikut”, e publikuar në Facebook nga gazetari Ardit Rada:

Shqiptarja.com: Më pas kreu i shtetit shqiptar, recitoi disa vargje të shkurtra, që i entuziazmuan së tepërmi njerëzit e pranishëm, të cilët nisën të brohorisnin. “Kaçanik o shkamb e gur. Vritesh e pritesh për flamur! Për flamurin e Skenderit Luftojnë djemt' e Idriz o Seferit!” – ishin vargjet e cituar nga Meta.

Posted by Ardit Rada on Monday, November 27, 2017

 

 

Kënga në fjalë quhet “Ushton Gryka e Kaçanikut”, dhe teksti i plotë i saj është i mëposhtmi:

Moren zjarr o gurt e malit

permbi çallmat e Anadollit

ngrihen Hutat e Shqiptarit

Refreni

Hej Kaçanik o Shkamb e gurë

vritesh e pritesh për Flamur

per Flamurin e Skenderit

luftojnë Djemt e Idriz Seferit

II

Turren Trimat nga Kabashi

nga Lubizhda e Stagova

thrret me t´madhe ai Dergut Pasha

ndihmë Sulltan se sot mbarova

Refreni

Hej Kaçanik o Shkamb e gurë

vritesh e pritesh o për Flamur

për Flamurin e Skenderit

luftojnë Djemt e Idriz Seferit

III

Kurrë nuk qarten kto kullat tona

vendit tonë i dalim Zot

Tirç e Zhguna e Gjubleta

thurë i kemi o për Barot

Refreni

Hej Kaçanik o Shkamb e gurë

vritesh e pritesh o për Flamur

për Flamurin e Skenderit

luftojnë Djemt e Idriz Seferit.

Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Robotët e seksit janë realitet, po "pushtojnë" botën: Rrëfejnë njerëzit që po e bëjnë me to...
Previous article Kush i zhduku dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit? Flet Fatos Klosi

k.autor

Postime të ngjashme

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT