• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VALLËZUAM TANGO TRESHE DERI TEK PRESIDENTI”/ Alket Hyseni: Nuk jemi komod me këtë Kod Zgjedhor, por na…
Home
Politikë

“VALLËZUAM TANGO TRESHE DERI TEK PRESIDENTI”/ Alket Hyseni: Nuk jemi komod me këtë Kod Zgjedhor, por na…

5 October, 2020 s.autor Politikë

Deputeti i Kuvendit, Alket Hyseni në fjalën e tij gjatë seancës së sotme kërkoi miratimin e Kodit Zgjedhor nga të gjithë deputetët.

Ai tha se sot PS-ja nuk mund të krenohet me shumë gjëra që nuk kanë ndryshuar, por shtoi se përgjegjës për Kodin që votohet sot janë PD-LSI që me marrëveshjen e 5 qershorit e lanë sistemin zgjedhor siç është.

“Ju kishim bërë një propozim shqiptarëve që do e ndryshonim sistemin, por këtë kusur e kemi nga PD dhe LSI, se s’kanë guxim t’ju lënë shqiptarëve në dorë numërimin e zgjedhjeve, i propozuam numërim nga mësuesit, jo na thanë se i keni ju në bordero, nga profesionet e lira, jo, nga mjekët e infermierët, jo thanë se edhe ata janë me rrogë, dhe pensionistët thonë prapë janë tuajt. Më mirë se shqiptarët nuk do gjenin. Vijojnë të ngulin këmbë të gjejnë alibira t’i përdorin një ditë pasi të vulosin humbjen e tyre. Ne i lëmë të lirë të mendojnë, por të mos na pengojnë punën tonë. Jemi jo komod para shqiptarëve sidomos atyre jashtë Atdheut që votën ta hidhnin atje ku janë, por ata (PD-LSI) na penguan, na pamundësuan votën e emigrantëve atje ku janë. Jemi jo komod para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, se i marrim për këshilltarë dhe nuk ua dëgjojmë këshillat. Nuk na la opozita e rrugës me 5 qershorin që të adresojmë gjëra si në vendet demokratike perëndimore.

Administrata e KQZ nuk është apolitike por ndërtimi me 3 blloqe do sjellë një administratë me efikase. Lirshëmëri do i japin procesit dhe kujtdo që mendon se i është cënuar qoftë edhe një fije nga të drejtat e tij. Krenohemi me votën preferenciale. Këtë futëm edhe në Kushtetutë, tashmë 100% e emrave në listë i nënshtrohen votës preferenciale. Janë votuesit që vendosin më të mirin dhe më të denjin. Ne nuk mund të pretendojmë se kemi bërë atë që donim vetë dhe më të mirën e mundshme ndaj thashë nuk jemi komod. Kjo për shkak të momentit dhe vallëzimit dysh me opozitën e rrugës, madje ne jemi rasti kur kemi vallëzuar tango treshe edhe me Presidentin. Kjo ishte më e mira e mundshme. I premtojmë shqiptarëve që në përfundim të zgjedhjeve të japin votën masive për PS. Pas kësaj do ju kenë rënë pendët atyre që pretendojnë qiqra në hell, të ulemi të bëjmë një kod më të mirë, të drejtë dhe të ndershëm”,- tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR PËR KULTIVIMIN E HASHASHIT/ Prindërit e njërit prej të zhdukurve: Djali nuk kishte problem me askënd! Doli për kafe por nuk u kthye
Previous article HABIT Lefter Maliqi: Sot një seancë e pështirë, po fitoi PS-ja largohem përfundimisht nga politika

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT