Bes Kallaku ka bërë dje 35 vjec.
Për këtë, ai ka organizuar një festë të madhe duke thyer çdo rregull anti-Covid, pasi të ftuar kanë qenë dhjetëra persona.
Për më tepër që raportohet se festa ka zgjatur tej orarit të vendosur nga Qeveria.
Por, ajo që e bën më të rëndë këtë, është fakti se i ftuar në këtë festë ka qenë edhe presidenti Ilir Meta, që ditën flet kundër Qeverisë se nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa darkave vete e merr pjesë në festa masive.
Normalisht atij i takonte të ishte aty, se Bes Kallakun e përdorin jo vetëm për politikë, por dhe për ca biznese që i dinë ata.
Por, presidenti s’mund të bëhet shembull i shkeljes së ligjeve në një situatë të tillë, kur ka javë të tëra që akuzon të tjerët.
Bashkë me gruan e tij, e cila jo vetëm që jo vetëm predikon mos-mbajtjen e maskës në public, por tani po na jep edhe shembuj për thyerrjen e çdo mase parandaluese për koronavirusin, duke ia marrë valles me dhjetëra persona.
Dhe të mendosh që këta duan të vijnë në pushtet.
(TemA)