• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VALIXHE ME PARA NË SHTËPI DHE MAKINË/ Thriller me fatin e eurodeputetes greke: Brukseli po zien nga historia e korrupsionit
Home
Nderkombetare

VALIXHE ME PARA NË SHTËPI DHE MAKINË/ Thriller me fatin e eurodeputetes greke: Brukseli po zien nga historia e korrupsionit

10 December, 2022 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Kanë qenë të vrullshme zhvillimet mbi operacionin e autoriteteve belge “duart e pastra” që nisi të premten, për një rast korrupsioni lidhur me financimet nga Katari ndaj personave të lidhur me Parlamentin Europian.

Nënkryetarja greke Eva Kailin është figurë qendrore e këtij skandali që ka përfshirë institucionet në Bruksel.

Fati i eurodeputetes greke dhe një prej 14 nënkryetareve të Parlamentit Europian, Eva Kaili, mbetet i paqartë që prej ditës së djeshme, kur u njoftua se do të merret në pyetje. Pothuajse në të njëjtën kohë, autoritetet belge, sipas gazetës Le Soir, publikuan se u arrestuan edhe dy eurodeputetë të tjerë.

Megjithatë, një vello misteri e mbulon çështjen në lidhje me pjesën e eurodeputetes greke.

Informacionet nga autoritetet belge bëjnë me dije se pasditen e sotme do të ketë njoftime zyrtare për rastin. Informacioni është ende kontradiktor.

Në të njëjtën kohë, burime nga Brukseli, bëjnë të ditur se ajo po merret në pyetje në prani të avokatit të saj. Raportimet flisnin për zbulimin e një sasie të madhe parash në shtëpinë që ajo mban me partnerin e saj. Nga ana tjetër, bashkëpunëtorë të afërt të eurodeputetes deri mbrëmë, mohonin informacionet për ekstradim, duke thënë se ajo ndodhet në shtëpi. Diçka që nuk është konfirmuar deri më tani.

“Le Soir” flet thjesht për marrjen në pyetje të saj në lidhje me rastin në fjalë. Të njëjtën gjë raportojnë edhe dy korrespondentë të gazetës franceze Le Monde në Bruksel, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë që ajo të jetë nën akuzë.

“Disa persona janë ndaluar për t’u marrë në pyetje dhe mund të përballen me akuza. Mes tyre edhe Eva Kaili”, theksojnë ata.

Përkundrazi, belgia “L’Echo” flet për arrestimin e eurodeputetes. Në të njëjtën gazetë thuhet se në shtëpinë e saj janë gjetur valixhe me para, ndërsa në pyetje është edhe babai i saj, pasi i është gjetur një valixhe me para CASH në makinë.

Një informacion i ngjashëm u raportua mbrëmjen e djeshme edhe nga Agjencia Franceze, e cila pretendonte se Kaili ishte arrestuar. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPANJË/ Prokuroria kërkon njëmbëdhjetë vjet burg dhe 1.2 milionë gjobë për një shqiptar që drejtonte një rrjet trafiku heroine
Previous article LUFTA KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUAS/ Muralet e 16 qyteteve “zbresin” në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT