Posterat e muraleve ishin vendosur përpara galerisë së Arteve në një ceremoni ku merrnin pjesë artistët krijues të grafikave me temë “Dhunë off, Power on”, Drenusha Zajmi, Ilektra Jole, Arjol Pepi, Kristi Simo e Markel Capo, aktore të njohura të kinematografisë e teatrit që recituan vargjet shoqëruese të muraleve, gra deputete, përfaqësues nga UN Ëomen, ambasadorët e misioneve të huaja në shqipëri dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Fushata kundër dhunës ndaj gruas mbështetet nga Kombet e Bashkuara përmes iniciativës së Sekretarit të Përgjithshëm. Shqipëria është një vend ku shifrat e dhunës me bazë gjinore bazhdojnë të jenë shqetësuese. Këtë vit janë më shumë se 4000 raste të denoncimit të dhunës në strukturat e shtetit, ka më shumë se 2400 urdhra të menjëhershëm mbrojtje, dhe 6 gra te vrara deri më 25 Nëntor 2022.
Fushata e dhuëns ndaj gruas synon të rrisë ndërgjegjësimin se pa kujdesin dhë mbrojtjen e gruas nuk mund të ketë shoqëri të shëndoshë e të përparuar.








