• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vala e të nxehtit që na “torturon” të gjithëve u shkaktua nga… “Dora e njeriut”!
Home
Jetë

Vala e të nxehtit që na “torturon” të gjithëve u shkaktua nga… “Dora e njeriut”!

29 July, 2018 F.autor Jetë

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut bënë që vala e nxehtësisë që ka goditur aktualisht kontinentin europian, përfshirë edhe vendin tonë, të jetë dy here më e fuqishme nga sa parashikohej. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur shkencëtarët, pasi krahasuan temperaturat aktuale me të dhënat historike të shtatë stacioneve metereologjike, në pjesë të ndryshme të Europës.

Sipas “BBC”, Raporti i tyre paraprak zbuloi se vala e të nxehtit që ka goditur kontinentitn këtë verë është fuqizuar për shkak të ndryshimeve klimatike.  I nxehti që aktuale që ka pushtuar Europën ka ngritur shumë pyetje rreth ndikimit të ngrohjes globale në fatkeqësitë natyrore. Për të vërtetuar nëse ka ndonjë lidhje mes tyre, studiuesit kanë krahauar të dhënat nga shtatë stacione meterologjike në Finlandë, Danimarkë, Irlandë, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Ata zbuluan se në stacionet e motit në Holandë, Irlandë dhe Danimarkë, ndryshimet klimaterike kanë dyfishuar mundësitë për t’u prekur nga një valë nxehtësie. Hulumtuesit janë fokusuar tek tre ditët me të nxehta që janë regjistruar këtë vit.

Kjo i ka lejuar ata të krahasojnë të dhënat e shtatë vendeve të ndryshme gjatë 100 viteve të fundit apo më shumë, duke vërtetuar se valët e nxehtësisë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Studiuesit thonë gjithashtu se tri ditët më të nxehta të këtij viti mund të mos kenë ardhur ende dhe besojnë se javën e ardhshme do të jetë edhe më ngrohtë.

Studiuesit argumentojnë se vala e nxehtësisë ka ardhur si pasojë e ndryshimeve klimaterike, të shkaktuara nga dora e njeriut. Ata kanë arritur të zbulojnë sa shpesh janë regjistruar të tilla temperatura ekstreme në secilin prej stacioneve të motit.

Sipas shkencëtarëve, vala e nxehtësisë ka qenë e lidhur me zjarret e mëdha të pyjeve në Suedi, duke argumentur se ngjarjet e të tilla ekstreme kanë më shumë gjasa të ndodhin nën ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Ata theksojne se bota po bëhet gjithnjë e më e ngrohtë dhe kështu valët e nxehtësisë po bëhen më të zakonshme. Ai që dikur konsiderohej si një mot jashtëzakonisht i ngrohtë, është bërë tanimë i zakonshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË "GËNJENTE" POLICINË/ Si u KAP 27 vjeçarja nga Tirana, me dokumentat e...
Previous article Kur je aq TAP sa... ia "fut" KUNDRAVAJTJE në autostradë... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike Jetë

"NUK E NJOHIM MË"/ Çifti amerikan që strehoi 26-vjeçarin afgan tronditet nga akuza për vrasjen e misionares britanike

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë Jetë

83 VITE NË FUND TË DETIT JON/ Zbulohet anija gjermane e Luftës së Dytë Botërore, e vetmja e llojit të saj në botë

E FRIKSHME/ Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua Jetë

E FRIKSHME/ Sulm me gërshërë në qendër të Londrës, plagosen 4 persona, arrestohet një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT