• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VALA E RE E SULMEVE IZRAELITE NË IRAN/ Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende
Home
Nderkombetare

VALA E RE E SULMEVE IZRAELITE NË IRAN/ Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

7 March, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Teheranit në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon edhe më shumë përshkallëzimin.

Aeroporti Mehrabad, në kryeqytetin iranian, është përfshirë nga flakët pas bombardimeve izraelite në zonë. Goditjet erdhën vetëm disa orë pasi Irani kishte ndërmarrë sulme hakmarrëse ndaj disa vendeve të rajonit, përfshirë Arabinë Saudite dhe Katarin.

Përplasjet në rajon u intensifikuan ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të negocionte më me Iranin dhe se mënyra e vetme për t’i dhënë fund konfliktit ishte “dorëzimi i pakushtëzuar”.

Trump këmbënguli gjithashtu se “duhet të jetë” i përfshirë në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit, pas vrasjes së liderit të liderit suprem, Ali Khamenei, gjatë nisjes së ofensivës një javë më parë. Trump shtoi megjithatë se do të pranonte edhe një zgjedhje jo-demokratike, për sa kohë udhëheqësi i ri do të ishte miqësor ndaj SHBA-së dhe Izraelit.

Sulmet dhe kundërsulmet vazhduan përgjatë gjithë natës. Garda Revolucionare iraniane njoftoi se kishte nisur raundin e 23-të të goditjeve, ndërsa ushtria izraelite tha se po interceptonte raketa të lëshuara drejt Tel Avivit.

Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer i premtoi princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se Mbretëria e Bashkuar ishte “gati të ndërhynte” në krizën e Lindjes së Mesme dhe të mbështeste mbrojtjen e tyre, pasi më në fund i lejoi Trumpit të përdorë bazat ushtarake britanike për sulmet kundër Iranit. Bombardues të Forcave Ajrore të SHBA-së, të aftë të godasin objektiva me deri në 34 ton eksploziv, mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të premten në mbrëmje, duke shtuar dyshimet se mund të jetë i afërt sulmi i madh ndaj Iranit- të cilin Trump e ka quajtur “ai kryesori”, teksa thotë se “më e keqja s`ka ardhur ende”.

Me konfliktin që hyn tani në javën e dytë, Donald Trump nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje nga veprimet ushtarake në rajon. Sipas burimeve pranë administratës amerikane, presidenti po shqyrton seriozisht edhe mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren në Iran, edhe pse më herët e hodhi poshtë një ide të tillë si humbje kohe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MES HAJDUTËVE, KUSH VJEDH MË SHUMË ËSHTË HERO"/ Berisha për Ballukun: Figurë e zezë në të gjithë botën
Previous article KËRKON FALJE IRANI: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT