• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Studimi: Pse gratë shfaqin më shumë efekte anësore sesa burrat
Home
Shëndet

VAKSINIMI/ Studimi: Pse gratë shfaqin më shumë efekte anësore sesa burrat

14 March, 2021 s.autor Shëndet

Gratë shfaqin efekte më të shpeshta anësore sesa burrat, pas marrjes së vaksinës kundër SARS-CoV-2, sipas të dhënave të një studimi të kryer nga Universiteti Kombëtar i Athinës.

Ky ndryshim është ndoshta për shkak të gjeneve të ndryshme dhe hormoneve të ndryshme midis gjinive, ndërsa vëzhgime të ngjashme janë bërë edhe me vaksinat e tjera në të kaluarën.

Të dhënat për 13.7 milion dozat e para të vaksinës në Shtetet e Bashkuara raportuan efekte anësore në 7,000 njerëz, 79% e të cilëve ishin gra.

Për më tepër, të gjithë 19 personat që kishin një reaksion anafilaktik me vaksinën Moderna ishin gra, ndërsa 44 nga 47 reagimet anafilaktike ndaj vaksinës Pfizer ishin gra.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, gratë gjithashtu kishin alergji më të shpeshta ndaj vaksinës së virusit të gripit në 2009, dhe përgjithësisht në vitet 1990-2016, 80% e reaksioneve anafilaktike ndaj vaksinave, të tilla si vaksina e gripit, vaksina e hepatitit B dhe shytat e fruthit u raportuan po te gratë.

Shkencëtarët ia kanë atribuuar këtë sistemit imunitar më të fortë të grave, të cilat mund të prodhojnë më shumë antitrupa si një përgjigje ndaj vaksinave. Kjo gjë duket se është e lidhur me hormonet e ndryshme.

Estrogjeni kontribuon në prodhimin e antitrupave, ndërsa testosteroni ka efektin e kundër. Gjithashtu shumë gjene që rregullojnë përgjigjen imune gjenden në kromozomin X, ku gratë kanë dy kopje, ndërsa burrat vetëm një.

Kjo ndoshta shpjegon edhe incidencën më të lartë të sëmundjeve autoimune te gratë. Sipas shkencëtarëve, gratë duan një dozë më të ulët të vaksinës për të arritur përgjigjen e duhur imune, pasi vaksina e dhënë në të njëjtën dozë për të gjithë, mund të ketë përgjigje të ndryshme dhe efekte anësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I BUJAR SOFISË/ Ernejt Shyti u prangos teksa shtronte pllaka në Malin e Zi. Ekzekutori: Bëra qitje në Krrabë...
Previous article IRONIA/ Veliaj: Meta e Saliu qimen e ndërrojnë, por zakonin s’e harrojnë; janë në dëshpërim

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT