• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Rama flet në “France24”: Nuk ishim vetëm, por ishim në gjendje psikologjike të rënduar
Home
Intervista

VAKSINIMI/ Rama flet në “France24”: Nuk ishim vetëm, por ishim në gjendje psikologjike të rënduar

20 June, 2021 s.autor Breaking News, Intervista, Politikë

“Shqipëria, një vend i Ballkanit me 2,8 milionë banorë dhe një diaspore prej dy milionë në Europë, shpreson hapjen zyrtare, javën e ardhshme, të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian, të bllokuara për një kohë të gjatë”, është tema e diskutuar në televizionin “France 24” me kryeministrin Edi Rama.

Pyetje: Kryeministri Edi Rama, mirëserdhët në Paris, që ju e njihni mirë pasi ju keni studiuar këtu për Artet e Bukura. Ju keni fituar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për të tretën herë rresht, që është një rekord për një vend ish-socialist që hyri në pluralizëm në vitin 1991 dhe në një kuadër tensionesh politike shumë të forta. Do të flasim për këtë, por do të fillojmë me menaxhimin nga ana juaj të krizës së COVID-it. Së fundmi, ambasadorët e 27 vendeve dhanë miratimin për përfshirjen e vendit tuaj në territorin e tij ku edhe udhëtarët e pavaksinuar mund të pranohen. A planifikojnë bashkëqytetarët tuaj të udhëtojnë shumë ?

Rama: Po, qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjen e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve.

Pyetje: Vaksinimi juaj nuk është plotësisht masiv, jeni në shifrat e 50% për të vaksinuarit me dy doza. Cilat vaksina përdorni ju në Shqipëri dhe a mendoni se vendet europiane kanë qenë mjaft solidare me ju dhe ju kanë ndihmuar për sa u përket vaksinave.

Rama: Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë. Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojmë me Europën. Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinoheshin, jo, ishte me të vërtetë e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA NOIZY E DERI TEK LEDRI/ U qëllua me 20 plumba, Spiro Iljadhi pronar i lokalit të VIP-ave në Sarandë (FOTOT)
Previous article ATENTATI/ Një nga 3 autorët e plagosjes së biznesmenit në Sarandë, Redjan Hadëri i dënuar edhe më parë...

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT