• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI NË VEND/ Manastirliu: “Derë më derë” për të ftuar qytetarët. Akuzat dhe gënjeshtrat ndaj sistemit shëndetësor…
Home
Politikë

VAKSINIMI NË VEND/ Manastirliu: “Derë më derë” për të ftuar qytetarët. Akuzat dhe gënjeshtrat ndaj sistemit shëndetësor…

8 October, 2021 Delo.autor Politikë

Nga e hëna aksion në universitete për vaksinimin e studentëve. Qeveria shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë kanë marrë angazhimin për vaksinimin e popullsisë target deri në pranverën e vitit që vjen.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtues vendorë në bashkinë Fier, nga ku ka kërkuar angazhimin e tyre për të ftuar qytetarët për t’u vaksinuar.

Ajo ka folur dhe për akuzat e opozitës, duke theksuar se duhet të jetë pjesë në këtë fushatë të madhe vaksinimi.

“Opozita duhet të jetë pjesë në këtë fushatë të madhe vaksinimi sepse duke qenë bashkë mund të mbrojmë jetën e qytetarëve. Debati duke qenë konstruktiv është i mirëpritur. Jemi të hapur ta kemi opozitën në tavolinë për të bërë bashkë atë që është më e mira për njerëzit.
Akuzat, gënjeshtrat dhe balta ndaj sistemit shëndetësor duke vënë në dyshim punën e tyre nuk bën mirë. Por qytetarët e dinë mirë se si përgjigjen dhe ia kanë treguar opozitës. Dora jonë është e shtrirë dhe kjo situatë tregon që duhet të jemi bashkë”, deklaroi Manastirliu.

“Do të kërkoja angazhimin tuaj në territor, si drejtues vendorë dhe që keni një lidhje të fortë me komunitetet tuaja, që bashkë me ekipin e shëndetësisë, të shkojmë derë më derë, në çdo fshat, në çdo shtëpi, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të mbrohet duke u vaksinuar. Ky nuk është një aksion i zakonshëm, është një aksion në emër të jetës. Ne do të garantojmë përmes një plani të mirëorganizuar, vaksinimin derë më derë, me njesitë e lëvizshme, me strukturat tona në territor”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se nuk ka kohë për të humbur, Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, ndërkohë që bëri me dije se nga e hëna do të vijojë një aksion në çdo universitet për vaksinimin e studentëve.

“Dua t’i bëj thirrje çdo qytetari të vaksinohet jo se e themi ne, po se e thonë ekspertët më të mirë në botë. Se nuk ka rrugë tjetër për të afruar fundin e kësaj pandemie përveçse me vaksinim. Nga ana tjetër, do të nisim të hënën një tjetër aksion, do të jemi në terren në çdo universitet, për vaksinimin masiv të studentëve, si domosdoshmëri për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri akademik që është në prag”, tha Manastirliu”, ishte ftesa e Manastirliut për qytetarët dhe studentët.
Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,783,984 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 825,110 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,262,960 vaksina antiCOVID.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THELLOHET SKANDALI/ Dy ish-lojtarët e Italisë në listë te “Pandora Papers”, ja emrat...
Previous article VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Skeda e Erjon Llapushit. U arrestua 4 muaj para krimit për trafik njerëzish, por... (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT