• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKSINIMI MASIV/ Efektivët e Policisë: Mezi e kemi pritur, i nevojshëm për komunitetin
Home
Sociale

VAKSINIMI MASIV/ Efektivët e Policisë: Mezi e kemi pritur, i nevojshëm për komunitetin

4 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Vaksinimi masiv antikovid vijoi të shtunën me vaksinimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku në ditën e parë morën injeksionin imunizues rreth 500-600 punonjës së Policisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pritet të vaksinohen rreth 13 mijë punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

“Mezi e kam pritur”, u shpreh një punonjës policie, ndërsa një tjetër tha se:”Jam shumë i lumtur që na erdhi dita për t’u vaksinuar”. Dikush tjetër shprehet se vaksinën “duhet ta bëjnë të gjithë”. Këto janë vetëm disa nga shprehjet e punonjësve të Policisë të intervistuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Quhem Viola Hoxhaj. Jam punonjëse policie, prej gjashtë vitesh punoj në Rinas. Kemi disa minuta që jemi vaksinuar. Jemi në pritje tanimë për të kryer atë 20-minutëshin e pasvaksinimit për të parë veten nëse do të kemi ndonjë efekt anësor. Këtu janë dhe mjekët që na asistojnë. Besoj që çdokush duhet ta bëjë këtë vaksinë, sepse duhet të jetë e vlefshme kundër koronavirusit. Aktualisht jemi shumë mirë bashkë me koleget e tjera. Pavarësisht markës unë kam besim, besoj që janë fjalë që janë thjesht diskutime jo të vërteta”, – tha Hoxhaj për ATSH.

“Unë quhem Vasil, jam specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dje na lajmëruan për mundësinë e vaksinimit. Është një hap shumë pozitiv dhe shmang dhe pasiguritë që vijnë nga COVID-19. Unë erdha dhe e bëra me shumë qejf. Unë s’e kam kaluar koronavirusin, edhe pse kam patur simptoma gripi para ca kohësh. Bëra testin dhe rezultova negativ. Më këshilluan të bëja dhe serologjikun, por sërish negativ dhe prandaj erdha me shumë qejf ta bëja vaksinën. Ia këshilloj familjes time dhe të gjithë qytetarëve që ta bëjnë këtë vaksinë”, – tha ai.

“Unë jam Gëzim Caca, jam tek sektori teknik tek Drejtoria e Policisë së Shtetit. Na thanë për t’u vaksinuar. Erdha u regjistrova, fola me një mjeke këtu, më kërkoi informacione mjekësore të mia, alergji… etj. Plotësova formularin dhe erdha tani të bëj vaksinën. Më dhanë kartën që jam vaksinuar dhe mezi e prisja. Duhet ta bëjnë të gjithë këtë vaksinë, unë besoj tek shkenca”, – u shpreh ai.

“Unë jam inspektor zone. Shumë mirë që u vaksinuam, mezi e pritëm. Mbrëmë më lajmëruan dhe më lanë orar. Shkruajta emrin, mbiemrin, plotësuam formularin dhe tani bëra vaksinën. Të gjithë duhet ta bëjnë”, – tha Daut Mara, punonjës policie.

“Na lajmëruan eprorët për mundësiën e vaksinës. Këtë proces e kemi pritur shumë mirë, pasi dhe ne e kemi të nevojshëm si komunitet. Patjetër që duhet të vaksinohen edhe punonjësit e tjerë të Policisë”, – tha Besnik Gega, punonjës policie.

“Shumë mirë procesi, shumë i rregullt. Të gjithë duhet ta bëjnë këtë vaksinë. Na lajmëruan shefat për të ardhur. Është shumë i rëndësishëm vaksinimi në kuadër të betejës ndaj pandemisë COVID-19”, – tha Osman Mara, punonjës i Policisë Rrugore, Tiranë.

“Ndihemi shumë mirë që u vaksinuam, procesi është shumë i mirë. Erdhëm u regjistruam. Radhë nuk kishte, u vaksinuam dhe tani uroj ta bëjnë të gjithë”, – u shpreh për ATSH, Dylbere Kasa, specialiste në Drejtorinë e Policisë.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 172.486 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ATSH.GOV.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIMET DHE REFORMAT QË PREKIN SARANDËN/ Denaj: Nder dhe përgjegjësi për të çuar përpara këtë qytet
Previous article "SHQIPËRIA BUZËQESH"/ Sot janë kryer 7386 vaksinime, në total 192882 qytetarë të vaksinuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë Aktualitet

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT