• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Kush vendos nëse botës i duhen doza përforcuese kundër COVID-19?
Home
Nderkombetare

VAKSINIMI/ Kush vendos nëse botës i duhen doza përforcuese kundër COVID-19?

16 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Prodhuesit e vaksinave, Moderna Inc dhe Pfizer Inc, me partnerin e tij gjerman BioNTech, kanë qenë të zëshëm në qëndrimin e tyre se botës së shpejti do t’i duhen doza përforcuese kundër COVID-19, për të mbajtur nivelet e larta të imunitetit. Megjithatë, është e paqartë se kush duhet të vendosë për këtë – dhe bazuar në çfarë të dhënash.

Modeli i vaksinave kundër gripit

Zyrtarët e shëndetit publik kanë një mekanizëm të koordinuar mirë, të vënë më 1952, për të përcaktuar se cilat vaksina të gripit sezonal duhet të përditësohen, për luftimin e varianteve të gripit që pësojnë shpejt mutacione.

Sistemi Global për Mbikëqyrje dhe Reagim ndaj Gripit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbledh të dhëna të ofruara nga autoritetet kombëtare të shëndetësisë rreth qarkullimit të varianteve të gripit, dy herë në vit, i shfrytëzon këto informacione për të zgjedhur variantet të cilat prodhuesit duhet t’i përfshijnë në vaksinat sezonale për Hemisferat Veriore dhe Jugore.

Një vaksinë e re gjermane mund të ndryshojë lojën
Një vaksinë e re gjermane mund të ndryshojë lojën
The code has been copied to your clipboard.

  • Shpërndajeni në Facebook
  • Shpërndajeni në Twitter
The URL has been copied to your clipboard

No media source currently available

Disa ekspertë kanë sugjeruar se një model i ngjashëm mund të përdoret për të mbledhur të dhëna për variantet e COVID-19, dhe për t’i këshilluar kompanitë farmaceutike se çfarë të përfshijnë në vaksinat e reja, raporton Reuters.

Megjithatë, një qasje tjetër mund të jetë imitimi i asaj që ndodh me përditësimin e shumë vaksinave të tjera kundër sëmundjeve ngjitëse – ku vendimet bazohen kryesisht në atë se çfarë besojnë prodhuesit e ilaçeve se nevojitet. Autoritetet kombëtare të shëndetësisë më pas janë të lira të analizojnë të dhënat e provave klinike dhe të vendosin nëse një version i caktuar i vaksinës duhet të përdoret në vendin e tyre.

Aktualisht, prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 po e zbatojnë këtë qasje, duke vendosur për krijimin dhe testimin e dozave përforcuese kundër varianteve të caktuara, dhe duke ua lënë qeverive të vlerësojnë nëse duan t’i blejnë.

Çfarë të dhënash do të nevojiten?

Disa ekspertë vaksinash thonë se nevojiten të dhëna të qarta që tregojnë se vaksinat aktuale kundër COVID-19 po dështojnë t’i parandalojnë infektimet dhe sëmundjen e rëndë, para se vendet të nisin fushata për përsëritje të vaksinimit të mbarë popullit.

Ata argumentojnë se vendimi për doza përforcuese duhet të bazohet në të dhëna që tregojnë se si vaksinat performojnë te njerëzit në prova klinike dhe në praktikë, si dhe në studime laboratorike që shfaqin rënie të niveleve të antitrupave në mostrat e gjakut të njerëzve të vaksinuar.

Deri më tani, prodhuesit e vaksinave kundër COVID-19 kanë treguar se dozat e tyre ofrojnë mbrojtje të fuqishme për të paktën gjashtë muaj. Por, imuniteti mund të dallojë. Njerëzit e moshuar, për shembull, apo ata me sisteme të komprometuara të imunitetit, mund të kenë nevojë për doza përforcuese më herët sesa të rinjtë me sisteme me të forta të imunitetit.

Një tjetër grup i rëndësishëm i të dhënave, i njohur si “korrelatet e mbrojtjes” – dëshmi nga provat klinike që tregojnë nivelin minimal të antitrupave të nevojshme në mënyrë që vaksina të ketë efekt mbrojtës – mund t’i ndihmojë hartuesit e politikave të vendosin nëse nevojiten dozat përforcuese, por këto të dhëna ende nuk janë në dispozicion.

Adaptimi për një botë me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke ngritur një panel këshillues ekspertësh në nivel global, i cili do t’i vlerësonte të dhënat e vazhdueshme për efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19, dhe për variantet e mundshme, dhe më pas të ofronte udhëzime për qeveritë.

Ndonëse disa ekspertë kanë theksuar ngjashmëri të mundshme me mekanizmin global për përditësimin e vaksinave kundër grupit, ata gjithashtu nënvizojnë se ai duhet të adaptohet për një botë me COVID-19. Ka më shumë gjasa, sipas tyre, që shtetet apo rajonet do t’i zbatojnë udhëzimet globale për t’i përmbushur nevojat lokale.

Për shembull, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po e krijojnë sistemin e vet të vlerësimit të rrezikut, për të përcaktuar se çfarë të dhënash nevojiten për të rekomanduar një vaksinë të modifikuar.

Ky organizëm dhe agjencitë e tjera amerikane të shëndetësisë tashmë i kanë nisur studimet e veta për të vlerësuar efektshmërinë e vaksinave, përfshirë në popullata të moshuara dhe në fëmijë, dhe për të mbikëqyrur ndikimin e varianteve të reja.

Në Britani, Shëndetësia Publike e Anglisë dhe Instituti Kombëtar për Standarde dhe Kontroll Biologjik po bashkëpunojnë me agjencitë globale në një “Projekt zhdërvjelltësie” për të gjurmuar dhe për të testuar ndikimin e mutacioneve të virusit dhe të varianteve të reja ndaj procesit të krijimit të vaksinave kundër COVID-19.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET NGA PËRPLASJA NË SARANDË/ Iu kërkua të ulë muzikën në lokal, kryekamarieri refuzon dhe shtyn efektivin (VIDEO)
Previous article KONTROLLE TEK "5 MAJI" PAS VRASJES SË MEHMET QEMËS/ Gjenden pajisje kompjuterike dhe grirëse kanabisi në një banesë, arrestohen...

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT