Fushata e vaksinimit në Shqipëri ka nisur më 11 janar të këtij viti. Procesi fillimisht nisi me vaksinimin e personelit mjekësor. Sipas të dhënave të siguruara nga Gazeta “Shqip” deri më 26 mars janë siguruar nga qeveria shqiptare 282.520 vaksina anti-Covid-19.
Nga këto: Pfizer BioNTech 42.120; Astra Zeneca 38.400; Sputnik V 10.000 dhe Sinovac 192.000”.
Paralelisht me bluzat e bardha dhe më pas janë vaksinuar stafet mjekësore për të vijuar me të moshuarit dhe arsimtarët.
Aktualisht janë administruar në total mbi 60’000 doza. Nga të cilat: Mbi 30 mijë doza për personelin mjekësor, Mbi 17 mijë doza për arsimtarët e pedagogët;Mbi 12 mijë doza për të moshuarit +80 vjeç”.
Sot nisi procesi i vaksinimit masive në të gjithë Shqipërinë, duke përdorur disa skenare.
Në të gjithë vendin synohet të kryhen rreth 10 mijë vaksinime në ditë.
Sipas grupmoshave, bazuar në planin kombëtar të vaksinimit, vijohet fillimisht me grupmoshën +85 vjeç dhe +80 vjeç të cilët do të vaksinohen në qendrat e tyre shëndetësore, ndërsa grupmosha +75 vjeç dhe duke zbritur tek ajo +70 vjeç, do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit të përqendruar. Brenda muajit maj, qeveria synon të vaksinojë rreth gjysmë milionë persona.


