• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VAKSINA DO 1.5…”/ Flet mjeku shqiptar nga SHBA: Këtu kanë vdekur shqiptarë, mbështes masat e marra në Shqipëri
Home
Sociale

“VAKSINA DO 1.5…”/ Flet mjeku shqiptar nga SHBA: Këtu kanë vdekur shqiptarë, mbështes masat e marra në Shqipëri

16 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku shqiptar në Amerikë, Prof.Dr.Philip Filip  Caushaj, Shef Klinike Kirurgjie-USA, gjatë një lidhje me skype në Report Tv ka folur për situatën në SHBA duke thënë se gjendja është e rëndë, pasi masat për izolim dhe distancim social nuk u morën në kohë nga autoritete këtu. Mjeku Caushaj tha se në New York, Connecticut dhe New Jersey ka shqiptarë të vdekur po numri i saktë i tyre do të bëhet i ditur nga qeveria pas përfundimit të pandemisë.

“Shifrat janë shumë të frikshme deri më shumë se 600 mijë janë prekur dhe mbi 30 mija kanë humbur jetën. Ky është një problem madhor, qeveria jonë nuk qe gati të zbarkojë policisë, të ruajë distancën dhe të vendosi izolimin që ishin më të nevojshme dhe më shpejtë. Besoj që kanë vdekur shqiptarë që New York, Connecticut dhe New Jersey, por për sa i përket shifrave qeveria nuk do i jap të sakta deri në fund të epidemisë pasi qeveria nuk i ndan në etni, por ka shqiptarë kanë vdekur”, tha Caushaj.

Mjeku Caushaj u shpreh se mosha mesatare e të prekurve është mbi 65 vjeç dhe rastet fatale shënohen kur kanë dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Në lidhje me një vaksinë për COVID-19, mjeku shqiptar tha se për këtë duhet pritur një kohë të gjatë dhe se deri atëherë njerëzimi d të ndryshojë mënyrën e jetesës.

‘Fatkeqësisht zhvillimi i një vaksine do të marrë një vit e gjysmë dhe ky virus do të jetë me ne për të paktën për një vit. Populli do të mësohet me  maska e doreza. Bota po ndryshon në një mënyrë dhe nuk do të ketë mundësi të kthehet pas ku njerëzit përqafoheshin mes tyre’.

Për sa i përket masave të qeverisë shqiptare, Caushaj i vlerësoi ato duhet thënë se fal tyre sot po shmangen mijëra të vdekur.

“Unë kam qenë në kontakt me Manastirliun dhe drejtues të tjerë dhe kanë ndjekur një strategji shumë të mirë. Qeveria ka vënë masa në rregull për të shpëtuar popullin shqiptar, mos harroni që Shqipëria është një popull i vobekte dhe po të liroheshin masat do vdesin me mijëra shqiptarë pasi nuk i kanë kushtet e vendeve të zhvilluara. Ka bërë shumë mirë dhe i mbështes masat e qeverisë shqiptare.”, tha mjeku shqiptar në amerikë.

Filip Caushi është profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Konektikatit dhe Drejtor i Programeve Kërkimore. Unë jam President i fundit i Shoqatës Internacionale të Kirurgëve në Universitet. Kam marrë edhe Nderi Kombit nga Shqipëria. Tani jam duke trajtuar pacientë Covid në ICU.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMET E REJA NË KODIN PENAL/ Kush thyen karantinën 2-3 vite burg, ai që shkakton vdekjen nëpërmjet COVID-19 ...
Previous article NDRYSHIMET NË KODIN PENAL/ Rama zbulon dakordësitë dhe debatet në mbledhjen me Metën e Bashën që solli votimin e rëndësishëm në Kuvend

F.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT