• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDRYSHIMET E REJA NË KODIN PENAL/ Kush thyen karantinën 2-3 vite burg, ai që shkakton vdekjen nëpërmjet COVID-19 …
Home
Sociale

NDRYSHIMET E REJA NË KODIN PENAL/ Kush thyen karantinën 2-3 vite burg, ai që shkakton vdekjen nëpërmjet COVID-19 …

16 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kuvendi ka miratuar sot me riformulime ose më saktë me rekomandimet e Presidentit Ilir Meta të gjitha dënimet në rastet kur qytetarët thyejnë masat ndaj përhapjes së COVID-19 në këtë gjendje fatkeqësie.

Nëse një qytetar ndaj të cilit është dhënë më parë gjobë dhë përbën kundravajtje atëhere dënohet me gjobë- 6 muaj burg.

Kur kundravajtja është kryer në ushtrim të akvititetit tregtar dhe rrezikon shëndetin e njerëzve gjobë- 2 vjet burg

Nëse nuk zbatohet urdhri i detyruar për karantinim 2-3 vite burg.

Përhapja me dashje e sëmundje infektive 2-5 vite burg.

Përhapja nga pakujdesia e sëmundjes infektivegjobë- 2 vite burg

Kur përhapja e sëmundjes infektive ka lënë pasoja të rrezikshme për jetën e njerëzve3-8 vite burg.

Kur nga përhapja e sëmundjes infektive është shkaktuar vdekja e 1 apo më shumë personave 5- 10 vite burg.

Ndërkohë Kodi Penal u miratua sot në seancën e Kuvendit me 88 vota pro, 11 kundër, 3 abstenim.

NDRYSHIMET E PËRMIRËSUARA NË KODIN PENAL

Neni 242/1
Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë

Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore, në funksion të gjendjes së epidemisë apo të zbatimit të masave të jashtëzakonshme, nga personi ndaj të cilit është dhënë më parë masë administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj.

Po kjo vepër, kur është kryer në ushtrim të aktivitetit tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 (dy) vit.

Moszbatimi i urdhrit të dhënë nga organet kompetente për karantinimin ose izolimin apo shkelja e rregullave të karantinës ose të izolimit, nga personi mbartës ose jo i sëmundjes infektive, të cilit i është njoftuar ky detyrim nga autoritetet shtetërore përkatëse, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet.

Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës I sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 5 (pesë) vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 (dy) vjet.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose është rrezikshme për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga 3 (tre) deri në 8 (tetë) vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Drejtoria e Burgjeve: Një punonjës tek "313" del pozitiv me COVID-19, ja pse nuk ka rrezik për të burgosurit
Previous article "VAKSINA DO 1.5..."/ Flet mjeku shqiptar nga SHBA: Këtu kanë vdekur shqiptarë, mbështes masat e marra në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT