• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAJZA U ABUZUA NGA FQINJI 72-VJEÇAR/ Prindërit e 17-vjeçares kallëzim penal të dashurit të saj: Dyshojmë se donte ta trafikonte
Home
Aktualitet
Kronikë

VAJZA U ABUZUA NGA FQINJI 72-VJEÇAR/ Prindërit e 17-vjeçares kallëzim penal të dashurit të saj: Dyshojmë se donte ta trafikonte

29 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Bashkëshortët Vullnet e Elida Bekteshi, banorë të fshatit Gjashtë, bashkia Sarandë, prindër të 17-vjeçares, S.B., që ditë më parë denoncoi 72- vjeçarin Barjam Tusha, si person që ka abuzuar seksualisht me të, kanë bërë dje një kallëzim penal për Denito (Gentjan) Ruçi, të dashurin e vajzës dhe kërkojnë ndjekje penale të tij si personi që ka mashtruar vajzën e tyre.

Në objektin e kallëzimit kërkohet “hetimi penal për shtytjen në krim të një personi tjetër nëpërmjet mashtrimit dhe presionit ose premtimit që i bënte se do ta çonte në Itali, Greqi dhe do të bënte jetë më të mirë se në familjen tonë.”,

Sipas prindërve, Ruçi e  ka mbajtur në vende të fshehta dhe kur kanë kërkuar ndihmë për kthimin e vajzës nga frika e ka mësuar që të bëjë kallëzim të rremë kundër  familjes dhe personave të tjerë për abuzime me të. “Këto veprime i ka kryer pasi ne si kallëzues shkonim në polici për ta denoncuar atë që nëpërmjet mashtrimit kërkonte të na e merrte vajzën jashtë shtetit dhe, sipas nesh, ta përdorte për qëllime shfrytëzimi”, deklarojnë prindërit.

Në denoncimin e tyre thuhet se ky kallëzim vërtetohet lehtë nëse do të thirren e dhe do të pyeten të gjithë personat që nga momenti që i kallëzuari Denito (Gentian) Ruçi është vënë në kontakt me vajzën ku ndër të tjera mund të kenë dijeni edhe shoqe të vajzës. “Të pyeten familjarët e të kallëzuarit, të merret kartela penale e tij dhe e tërë familjarëve të tij për të parë të kaluarën, nëse janë marrë me lëndë narkotike, me trafikime të qenieve njerëzore, çfarë pune kanë bërë në emigracion, pse ka dy emra, nëse vajzës i ka dhënë stimulantë, lëndë narkotike, pasi dy ditë që vajza u rikthye në shtëpi pinte cigare, gjë që nuk e bënte para se të ikte nga shtëpia, bënte veprime të pandërgjegjshme, ose si ato të vajzave të rrugës, fliste me fjalë të pista…”, thuhet më tej.

Për këtë ngjarje është arrestuar 72-vjeçari, Barjam Tusha, fqinj i familjes madje është marrë edhe si masë sigurie nga Gjykata  e Sarandës “Arrest me burg”, ndërkohë që  një ditë me pas është dhënë urdhër mbrojtje nga prindërit për 17-vjeçaren, e cila aktualisht ndodhet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Vietnami i rikthehet normalitetit, shikoni si e nis jetën e re (FOTO)
Previous article PASI U SHËRUA NGA KORONAVIRUSI/ Infermierja vret veten, babai saj: Mendoj se ishte e lodhur

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë Aktualitet

MBYLLET SEANCA PËR PROTESTUESIT/ Dy mbeten në arrest shtëpie, të tjerët të lirë

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person Aktualitet

SHERR I DHUNSHËM NË KORÇË/ Goditet me sëpatë një person

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit Aktualitet

AKSIDENT NË DIVJAKË/ Makinat përplasen "kokë më kokë", rëndodhet trafiku drejt plazhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT