• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VAJZA PO NA TRETET PARA SYVE”/ Spiropali, pas bisedës me gjyshin e të miturës:  Më sulmoni mua, ata…
Home
Politikë

“VAJZA PO NA TRETET PARA SYVE”/ Spiropali, pas bisedës me gjyshin e të miturës: Më sulmoni mua, ata…

6 February, 2019 k.autor Politikë

Spiropali foli për situatën që është krijuar këto ditë në media, e cila sipas saj po shkatërron cdo rrugë të kthimit të së miturës në jetën normale.

Ministrja Spiropali ka folur sërish sot për rastin e përdhunimit të 13-vjecares në Kavajë. Përmes një video në Facebook Spiropali ka rrëfyer se sot është takuar me gjyshin e vajzës i cili është shprehur i pikëlluar për situatën e krijuar në media mbi cështjen ku është përfshirë mbesa e tij. Ajo tha se vajza po mbahet larg celularëve dhe televizorit për t’u mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale.

“Sot, më erdhi në zyrë me kërkesen e tij gjyshi i vajzës së mitur nga Kavaja, e cila fatkeqësisht, është bërë shënjestër e politikës dhe medias që në vend se ta ndihmojnë po e dërrmojnë.
Ai tregonte duke u dridhur se cfarë halli i madh i ka rënë mbi kokë familjes; sesi pas gjëmës së parë vajza po përjeton nje gjëmë të dytë. I kanë hequr nga duart telefonat, i kanë mbyllur televizorët, e kanë rrethuar me dhimbjen e me perkujdesjen familjare, për ta mbrojtur nga lukunia që i është vërsulur nëpër komisione parlamentare, në banaqe televizive, në faqe dixhitale. Duke bërë politikë dhe audiencë me një vajzë vetëm 13 vjeç e 2 muaj, po shkaterrojne cdo rruge rikthimi te saj ne jeten normale, tha zedridhur gjyshi i saj.

U mendova gjatë a ta ndaj me ju apo jo tronditjen e tij, po ne fakt po s’e bera une qe e pata ate burre fisnik ne zyre per hallin e tij, kush do ta beje ne emer te tij thirrjen per ta lene te mituren ne privatesine e saj!?

A e dini se privatësia e të miturit garantohet me ligj?! Kodit i të Drejtës Penale për të mitur Neni 21 -E drejta e të miturit për jetë private respektohet plotësisht ne cdo fazë të drejtësisë penale për të mitur duke bërë kujdes që të shmanget dëmtimi i tij.

2.Nuk publikohet asnjë informacion që mund të cojë në identifikimin e të miturit në konflikt me ligjin, të miturit viktimë ose dëshmitar i një vepre penale.

3. Ndalohet identifikimi ose publikimi ne cfarëdolloj forme i te dhënave personale të të miturit.

Po mirë monstra që njohim e që kemi taksirat ta durojmë cdo dite prej vitesh, kur shkel cdo kushtetute e kanun, po si i bëhet shumë e shumë të tjerëve, që përsëri e përsëri, shqyejnë publikisht ata qe medemek mbrojnë?!

Një vajzë e mitur si mjet për të gjuajtur policinë, prokurorinë, qeverinë! Nje vajzë e e mitur si shëmbëlltyrë e kriminalizimit moral dhe korruptimit mendor te politikës e të medias! Një vajzë e mitur si plagë që tregon sëmundjen e rëndë te politikës që nuk votohet, te medias qe nuk ngopet, te shoqerise qe nuk ndalet nje asnje moment per te marre fryme dot, nen presionin total te dy te parave.
Gjyshi i vajzes me tregoi se si e vogla po tretet para syve te tyre; sesi nuk kapercen dot pragun e shtepise nga tmerri i zhurmes rreth saj; sesi familja kerkon vetem nje gje sot: Drejtesi dhe Te drejten per t’u lene rehat ne dhimbjen e vet te pangushellueshme!
Tani ju lutem! Ja ku më keni! Ti monstër i pari dhe cilido tjetër pas teje! Më sulmoni mua! Shpifni e hidhni mbi mua jarget e ligesise e rrufete e paaftësisë suaj per te qenë njerëz qoftë edhe me një të mitur, po atë, vajzën e mitur dhe familjen e saj, lërini rehat!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA NË GADISHMËRI..."/ Ministri Cakaj merr pjesë në Takimin e Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS
Previous article PAS AFRIMIT TË HAMSIK/ Kina tenton sulmuesin e Juventusit, ja oferta çmendur

k.autor

Postime të ngjashme

"I KËRKOJ FALJE..."/ Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth Politikë

"I KËRKOJ FALJE..."/ Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor Breaking News

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT