• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vajza nga Korça që tentoi të vrasë veten në Kishën e Laçit/ Ja historia e saj e trishtë
Home
Sociale

Vajza nga Korça që tentoi të vrasë veten në Kishën e Laçit/ Ja historia e saj e trishtë

3 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Pak muaj më parë, ajo u bë pjesë e lajmeve për shkak të tentativës së saj të vetëvrasjes në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Ardita Grabocka në shtator të këtij viti preu damarët në vendin e shenjtë dhe për t’u kërkuar publikisht falje familjarëve të saj, ajo u paraqit në studion e rubrikës ‘Me zemër të hapur” në “E diela shqiptare” ku kishte ftuar nënën e saj.

“Njoha një djalë në Facebook para shtatë vitesh. Unë banoja në Korçë, ai ishte nga Laçi. U lidhëm bashkë dhe pas 4 viteve lidhje, vendosëm të bashkëjetonim dhe shkuam në Vlorë ku ai bënte shkollën. Bashkëjetuam për 3 vite. Ishim shumë mirë deri para një viti. Ftohja filloi kur nisa dhe unë punë pasi nuk komunikonim më dhe nuk kishim më kohë për njëri-tjetrin. Pasi mbaroi shkollën, ai më tha të lija punën, por unë vazhdova me kokëfortësinë time.”-tregoi Ardita, duke rrëfyer më pas se ata ishin ndarë si pasojë e situatës së rënduar.

“Vendosa të shkoja ta takoja se e kisha të pamundur të largohesha nga ai. Doja t’i shprehja dashurinë që kisha kohë që nuk ia shprehja. U takuan dhe familjet tona për të vendosur se çfarë do të bënim. Unë nuk fola asnjë fjalë, vetëm dëgjova dhe më pas u largova.”-rrëfeu vajza në emision, për të treguar më pas, sesi tentoi t’i jepte fund jetës.

“Shkova në Kishën e Laçit. Pasi preva damarët, mora familjarët për t’u thënë ku isha që të më gjenin më pas. Më gjetën kalimtarët dhe më çuan në spital e në polici. Shkova në shtëpi por nuk kemi folur dhe as ata nuk më kanë ngacmuar. Kam thirrur mamin këtu që t’ kërkoj falje për veprimin tim sepse edhe më pas, unë i thosha që do ta përsërisja. Ia thoja dhe Taulantit që do ta bëja prap. Jo për ta kërcënuar, por për t’i thënë që unë jepja dhe jetën për të. Në spital më pyeti pse e bëra. I thashë që s’mund të jetoja pa të. Më tha vetëm që të mundohesha të ecja përpara dhe të bëhesha e fortë.”- u shpreh e prekur Ardita.

Pasi e ëma mbërriti në studio, e përlotur ajo i kërkoi asaj dhe fmailjarëve falje për veprimin, si dhe i premtoi se do ta mbante fjalën dhe do të qëndronte në Tiranë, ashtu siç e ëma i kërkoi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ramush Haradinaj sërish në telashe, Beogradi: Nuk e kemi tërhequr fletë-arrestin për të
Previous article Tatimet/ Këto janë 9 dokumentet që biznesi mund t’i marrë online…

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT