• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vajza e mitur tenton vetëvrasjen, shkaku është vërtet i dhimbshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

Vajza e mitur tenton vetëvrasjen, shkaku është vërtet i dhimbshëm

20 November, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një vajzë 13-vjeçare ka tentuar të vetëvritet mbrëmjen e së shtunës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në ambientet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të ketë qenë divorci i prindërve të saj, shkruan “Panorama”. Duke mos e përballuar dot ndarjen e babait me nënën, vajza e mitur është ndierë keq dhe ka pirë një sasi medikamentesh “Paracetamol”. Burime nga Policia e Tiranës thanë se bëhet fjalë për 2 pako, pra 20 kokrra “Paracetamol”.

Vajza me inicialet E.H. ka qëndruar e ulur për disa minuta te shkallët e pallatit ku banon. Më pas, duke qëndruar aty, ajo ka nxjerrë nga xhepi një brisk që mbante me vete dhe ka prerë parakrahun e majtë duke humbur gjak.

Por fatmirësisht, brenda pak sekondash, një banor i pallatit ka kaluar rastësisht dhe e ka gjetur vajzën në gjendje të rëndë duke lajmëruar fillimisht familjarët e saj. Vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Pediatrisë, ku po mbahet në observim dhe duket se gjendja e saj është më e stabilizuar.

Policia tha se ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka marrë në pyetje prindërit e vajzës. Ata kanë konfirmuar se janë në proces divorci dhe vajza herë pas here u është lutur që të mos ndaheshin. Sipas burimeve, nisur nga deklarimet e tyre, ky dyshohet të ketë qenë shkaku i tentativës së vetëvrasjes së vajzës 13-vjeçare.

“Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës për vlerësim”, tha dje Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hamburger me Nutella, ushqimi më i ri nëpër restorante
Previous article Publikohet ‘’Meteor’’, projekti që bashkoi Ajola Xoxën dhe Miriam Canin

k.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT