• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vajza bëhuni gati! Zgjidhja e look-ut të Vitit të Ri është këtu, gjërat që duhet t’i keni patjetër
Home
Bukuria
Këshilla

Vajza bëhuni gati! Zgjidhja e look-ut të Vitit të Ri është këtu, gjërat që duhet t’i keni patjetër

16 December, 2017 g.autor Ekskluzive, Këshilla, Modë

Sezoni i festave duhet t’ju gjejë gjithnjë të përgatitura. Një këshillë e blogereve të huaja tregon se duhet të bëni disa prova përpara se të vendosni se çfarë nuancash do të përdorni për festat.

Zakonisht në këtë periudhë vajzat mendojnë për pamjen e Natës së Vitit të Ri, ose le të themi fillojnë dhe shikojnë çdo lajm të mundshëm lidhur me një make-up tipik për festat.

AlpeNews.al do të bëhet këshilluesi juaj për këtë muaj festash, duke ju treguar disa prej sendeve që duhet t’i keni me patjetër në sirtarin tuaj.

I pari për këtë muaj është buzëkuqi ngjyrë të kuqe e errët, që me patjetër duhet ta keni me vete ditët e këtij muaji.

Mund ta përdorni në pjesën më të gjatë të ditës, kur ndodheni në punë, ose kur keni një kafe të shpejtë dhe nuk dini se çfarë të gjeni si zgjidhje të momentit. Shumë prej personazheve publikë kanë përzgjedhur buzëkuqin e errët si “mikun” e tyre të përjetshëm.

Gjëja e dytë është peneli.

Në fakt sejcila prej jush e di që në mëngjes një make-up i shpejtë do t’ju kushtonte shumë nëse sikur edhe një kënd të penelit do ta bënit gabim.

Por faktet tek personazhet botërorë të fushës së shoëbiz-it tregojnë të kundërtën. Ka aktore të cilat dalin edhe pa penelin, por përdorin disa nuanca neutrale të cilat nuk i vënë në pah lodhjen e tyre.

Për së treti është lapsi i syve.

Një prej gjërave që nuk besojmë se mungon në kuletën tuaj. Zendaya aktorja e famshme amerikane ka mbi 100 lapsa të ndryshëm dhe që i ndërron shpesh gjatë ditëve.

Lapsi i syve duhet të jetë me ngjyra jo të ndezura, por të qëndrojë mes të zezës dhe grisë së errët. Të paktën për këtë muaj.

Nëse ju vajza nuk do të keni këto tre aksesorë në kuletën tuaj atëherë do t’ju duhet të mendoheni më tepër për make-up-in tuaj sesa për veshjen dhe paraqitjen “Natën e Ndërrimit të Viteve“.

AlpeNews.al ju këshillon gjithashtu të ndiqni disa prej personazheve më të famshëm amerikanë dhe jo vetëm.

 

/ Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I dënuar në Itali për trafikim të miturish, arrestohet vlonjati (Emri)
Previous article Fushë-Krujë/ Treni përplas makinën, në gjendje të rëndë shoferja

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë? Modë

PAMJET/ Nga u frymëzua Dua Lipa për look-un e nusërisë?

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë Ekskluzive

NGA DASMA QË PO PRET BOTA, TE NDARJE DHE MIQËSI TË FTOHURA/ Javë e nxehtë për showbizin, çfarë po ndodh me VIP-at tanë

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët Aktualitet

“AUTENTIKE, E EGËR DHE SPEKTAKOLARE” / Media spanjolle jehonë bukurive shqiptare: Vendi që dikur ishte sekret, sot po pushtohet nga turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT