Studimet e fundit kanë zbuluar se vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike dhe kontribuon në një jetëgjatësi, për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore.
Vaji i ullirit është bërë popullor kohët e fundit në mediat sociale dhe shumë njerëz kanë dalë me mënyra të ndryshme për ta konsumuar atë, për të mbështetur shëndetin dhe për të ndihmuar në humbjen e peshës.
Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i disa lugëve vaj ulliri çdo ditë zvogëlon ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kronike.
Një studim shtesë tregoi se konsumimi i gjysmë luge gjelle vaj ulliri çdo ditë, zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundja e Parkinsonit ose Alzheimerit me 29 përqind dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri me 17 përqind.
Studiuesit ia atribuojnë këto përfitime përmbajtjes së lartë të yndyrnave mono të pangopura në vajin e ullirit, të cilat ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të dëmshëm në gjak.
Sasia dhe mënyra e konsumit
Raporti tregoi se përdorimi i vajit të ullirit për të shoqëruar sallatat është një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga vlerat e tij shëndetësore. Mjekët gjithashtu rekomandojnë përdorimin e tij për të pjekur perime dhe mish.
Carmen Pernas, një studiuese e të ushqyerit në Universitetin e Oksfordit, rekomandon të mos konsumoni më shumë se katër lugë gjelle vaj ulliri në ditë, mundësisht në sallata ose gatime të lehta.
Kohët e fundit, shtimi i vajit të ullirit në kafenë e mëngjesit është bërë një trend në platformat sociale, me zinxhirin global Starbucks që lançoi tre pije kafeje të mbushura me vaj ulliri për t’iu përshtatur këtij trendi.
Një studim i kryer në Spanjë me 7,500 persona në rrezik për sëmundje të zemrës tregoi se ata që konsumonin katër lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër çdo ditë kishin 31 përqind më pak gjasa të pësonin atak në zemër, goditje në tru ose të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.


