• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ushtronin aktivitetin që nga 2012/ Arrestohen tre skifterët shqiptarë në Amerikë
Home
Aktualitet
Kronikë

Ushtronin aktivitetin që nga 2012/ Arrestohen tre skifterët shqiptarë në Amerikë

20 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet policore në Metro Detroid të SHBA punuan 24 orë në 24, me qëllim që të kapnin një bandë hajdutësh, e përbërë nga shqiptarë, që e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal prej vitesh.

Në përfundim, u arrestuan shqiptarët Alban Mustafa, që akuzohet si lideri i këtij grupi. Vëllai i tij i vogël, Andi Mustafa dhe një tjetër person për të cilin nuk jepet emri.

Sipas mediave amerikane, shqiptarët kishin në shënjestrën e tyre shtëpitë dhe bizneset e pronarëve aziatikë. Ata i ndiqnin pronarët nga puna e tyre e më pas futeshin në banesa ku vidhnin para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

“Shumë prej këtyre bizneseve janë biznese parash. Ata punojnë deri natën vonë, ndaj nuk kanë kohë për të shkuar në bankë çdo ditë për të tërhequr para, për këtë arsye i marrin paratë në shtëpi”, tha zyrtari i policisë Curt Lawson.

Të hënën pasdite, detektivët kryen kontroll në një zyrë dhe një magazinë, që përdoreshin nga 3 të arrestuarit.

Policia thotë se biznesi i tyre ishte një mënyrë për të pastruar paratë e vjedhura. Për të lëvizur paratë ata përdornin furnizime mjekësore.

3 shqiptarët, sipas mediave amerikane, dyshohet se kanë sjellë shuma parash edhe në vendin tonë.

Hetimet për ta nisën vjeshtën e shkuar, kur një prej grabitjeve u kap nga një kamerave sigurie që ndodhej në banesën e grabitur.

Shqiptarët u futën në kohën që familja ishte larguar dhe shpenzuan të paktën 90 minuta duke kërkuar për sende me vlerë. Policia tha se kishte gjetur prova se aktiviteti i tyre kriminal vijonte që prej 2012-ës.

 

“Gjatë hetimeve gjetëm një bllok me të paktën 100 persona, të cilët autorët i mbanin nën vëzhgim. Ky është një rast i komplikuar dhe nga më të profilizuarit që kam parë në 23 vitet e mia këtu’, tha zyrtari Lawson.

Hetimet për rastin vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe arrestime të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ Nostalgjia për Enverin nuk nënkupton rikthimin e tij
Previous article Bëri një tatuazh, mjekët i japin vetëm 6 muaj jetë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT