Pas grabitjes së 10 milionë eurove nga aeroporti I Rinasit, ministria e mbrojtjes bëri me dije se ushtria do të vendoset në aeroport për të parandaluar të tjera ngjarje të ngjashme.
I menjëhershm ishte reagimi I Bashës apo edhe I Metës se qeveria po kryente shkelje.
Kryeministri Rama me anë të një fotoje I ktheu paraditen e sotme “përgjigje” se në shumicën prej vendeve europiane kjo është një procedurë që ndiqet.
E në fakt, e tillë është. AlpeNews.al ju sjell disa prej aeroportove më të rëndësishme që ruhen në të njëjtën kohë edhe nga ushtria:
Reagimi i Ramës: “Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike”, shkruan Rama krah fotos së publikuar në Instagram.
Francë
Paris
Belgjikë
Angli
Itali







