• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ushqimi i ngrirë që duhet shmangur me çdo kusht
Home
Shëndet

Ushqimi i ngrirë që duhet shmangur me çdo kusht

8 November, 2017 Klea.XH Shëndet

Hani gjithmonë fruta dhe perime të freskëta sezonale, ndërkohë që ato që janë jashtë sezonit mund t’i hani të ngrira. Ky është rregulli kryesor për ata që duan të përfitojnë nga të gjitha substancat ushqyese në ushqim. Por çfarë duhet shmangur patjetër?

Në mes të ushqimit të freskët dhe të ngrirë (në rast se është i ngrirë më së shumti gjashtë muaj) nuk ka dallime shumë të mëdha sa i përket substancave ushqyese.

Problemi është nëse blini produkte gjysmë të gatshme dhe të gatshme që janë të ngrira. Vetë mënyra e përgatitjes ndryshon në mënyrë dramatike përfitimet shëndetësore të ushqimeve të tilla.

Çfarë duhet shmangur?

1. Picat e ngrira

Gjasat janë të mëdha që ky ushqim është i mbushur me aditivë dhe përbërës të tjerë të padëshirueshëm. Nëse vërtet nuk ju bëhet brumi dhe nuk ju piqet pica, më mirë shkoni në piceri ku të gjitha i bëjnë në vend.

2. Burritot/çizburgerët e ngrirë

Ushqimet e tilla përmbajnë deri në 500 kalori, dhe më shumë se 15 gramë të yndyrës më të lirë dhe më të pashëndetshme. Fibra pothuajse nuk ka, por ka shumë natrium.

3. Ushqimet e ngrira me pasta

Llojet e ndryshme të pastave të cilat futen në paketimet gjysmë të gatshme zakonisht bëhen me transyndyrna, të cilat janë të dëmshme për qarkullimin. Sigurisht, edhe aty zakonisht futen shumë aditivë dhe natrium.

4. Shkopinjtë/kroketët e ngrirë me ushqim deti apo pule

Ka pak mish në këtë ushqim. Megjithatë, në këtë përzierje ka një sasi të konsiderueshme të transyndyrnave. Në princip, ushqimi me mish pule të ngrirë përmban dy deri tre herë më shumë yndyrë se çizburgeri i zakonshëm. Përveç natriumit, përfshihen edhe shijet artificiale.

5. Pomfriti i ngrirë

Edhe pomfriti më i freskët nuk është shembull i ushqimeve të shëndetshme, kështu që mund ta imagjinoni se çfarë përfaqësojnë ato të ngrirat. Me të gjitha rrethanat rënduese që normalisht ndërlidhen me pomfritin apo çipsin, si sasia e madhe e yndyrës, pomfriti i ngrirë ndodhet në qese plastike. Disa nga kimikatet që gjenden në ambalazhet plastike, të tilla si akrilamidet, mund ta rrisin rrezikun nga kanceri.

6. Ëmbëlsirat dhe pjekurinat gjysmë të gatshme apo të gatshme

Ëmbëlsirat të cilat mund t’i përgatisni për një minutë nuk janë të mira për shëndetin. Më mirë mundohuni pak më shumë dhe përpiquni të përgatisni ëmbëlsira të freskëta – kështu të paktën do t’i dini të gjithë përbërësit, dhe do t’i shmangni transyndyrnat, sasitë e mëdha të sheqerit dhe aditivët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Foto/ Zbuloni kush po e lë Amin pa punë
Previous article Tronditet Laçi, shpërthim eksploziv në një banesë

Klea.XH

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e… Shëndet

STUDIMI/ Një filxhan fasule në ditë mund të ulë ndjeshëm rrezikun e…

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës Shëndet

STUDIMI: Konsumimi i shalqirit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT