Nëse ka dy gjëra që meshkujt duan më shumë se çdo gjë tjetër është seksi dhe ushqimi dhe t’i shijojnë të dyja bashkë, është më e mira. Ja disa nga ushqimet që mund t’i bashkoni në krevat së bashku me partneren tuaj.
Para se të hidheni në këtë aventurë sipas askmen.com çka duhet të mbani mend:
1. Përdorni ushqim që kapet me gishta: Çfarëdo qoftë, frut apo ndonjë gjë tjetër, sigurohuni që të jetë sa masa e një kafshate
2. Të jetë i freskët: Ushqimi që zgjidhni duhet të ketë shije të freskët, jo i ndenjur. Pra mos zgjidhni krahë pule me salcë…
Kur vjen puna te marrëdhënia seksuale nuk këshillohet konsumim ushqimi gjatë penetrimit, por shtrirje në krevat, lakuriq dhe… lëreni fantazinë t’ju udhëheqë.
Ushqimet më të rekomanduara janë:
Frutat
Qershitë, luleshtrydhet dhe rrushi i kuq apo jeshil janë shtesa të shkëlqyera për çdo argëtim seksual, por mund të shtoni dhe fruta të tjerë si mango, qitro dhe portokalle. Të gjithë frutat duhet të lahen dhe përveç qershive, të tjerët duhet të përgatiten dhe të priten siç duhet. Luleshtrydhet duhen larë, prerë dhe spërkatu me sheqer, rrushi duhet të ndahet nga degët dhe pjesa tjetër të jetë qëruar dhe prerë në masa sa një kafshatë.
Kremi i ëmbël
Nga të gjithë klishetë e ushqimit seksual, kremi i ëmbël sërish stimulon argëtim në krevat. Hidhni pak në gojën e saj dhe shiheni teksa e lëpin të gjithën. Ose zbuloni vende të reja…Kujdes produktet e bulmetit nuk lënë në lëkurë aromë shumë të këndshme.
Shurupet
Në qofshi adhurues të shurupit të çokollatës, panjës, bananes apoluleshtrydhes, ky lëng mund ta shndërrojë një natë mediokre në një natë të paharrueshme.
Çokollata
Çokollata është një ëmbëlsirë e mirëpritur, para, gjatë dhe pas seksit. Çfarëdo që të zgjidhni bajame të mbuluara me çokollatë apo çokollatë me qumësht, vendosja në gojën tuaj dhe rrëshqitja në trupin e saj të ngrohtë do ta bëjë përfundimisht natën më të nxehtë dhe më interesante.
Midhjet
Ah, afrodiziaku i përfolur. Midhjet kanë një shije të veçantë pa dyshim, por për disa, ky prodhim deti është i pasur me zink, çka çon në seks shumë të fuqishëm. Dhe duke parë partneren tuaj duke i ngrënë mund të ju ndezë më shumë. Në fillim sigurohuni që asaj i pëlqejnë.
Uji
Dakord, nuk është ushqim, por mbajeni veten të hidratuar. Gjithashtu, ose bëni ca copa akulli nga uji dhe rrëshqiteni në të gjithë zonat erotike të trupit të saj.
Alkooli
Sido që të dëshironi të bëni, shotsa nga trupi apo thjesht të pini për të pasur një natë pasionante, alkooli mund të ju sigurojë argëtim. Hidhni pak nga pija juaj e preferuar (përpiquni të jeni pak më kreativë se birrë) në kërthizën e saj dhe lëpijeni. Ose shijoni disa shotsa tekila dhe kafshoni limonë që mbahen nga dhëmbët e partneres tuaj.
Para se seksi të përfundojë
Janë një sërë ushqimesh që ju japin dëshirën për seks dhe këto të sipërpërmendurit mund të përdoren në lojën seksuale deri në fund të saj, por përpara kësaj, një këshillë: mbani disa peceta të lagura bebesh që të mbani zonën përreth dhe trupat tuaj të pastër. Gjëja e fundit që do të donit është të mbesnit të ngecur pas njër-tjetrit dhe të hiqni të gjithë qimet e kraharorit për t’u çuar.


