• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
USHQIMET QË DUHET TË KONSUMONI NGA ANEMIA/ Simptomat që shfaq dhe nga çfarë shkaktohet kjo sëmundje
Home
Shëndet

USHQIMET QË DUHET TË KONSUMONI NGA ANEMIA/ Simptomat që shfaq dhe nga çfarë shkaktohet kjo sëmundje

18 September, 2023 s.autor Shëndet

Anemia është një sëmundje që kufizon furnizimin me oksigjen të muskujve dhe indeve. Ajo shoqërohet me disa simptoma siç është lodhja, ndjeshmëria ndaj të ftohtit, marramendja, vështirësi në frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe dhimbje koke.

Kjo sëmundje shkaktohet nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe prek veçanërisht femrat.

Hekuri është një mineral që merret nga suplementët por burimet më të mira të tij janë mishi dhe bimët.

Ushqimet më të pasura me hekur që duhen konsumuar nga anemikët dhe jo vetëm:

Barishtet

Trupi arrin të përthithë 70% të hekurit me burim shtazor dhe vetëm 30% të hekurit nga burime bimore.

Rrjedhimisht, nëse konsumoni barishte, duhet të rrisni numrin e racioneve të konsumuara në ditë.

Spinaqi i gatuar dhe i plotësuar me limon është një burim i shkëlqyer i hekurit.

Vitamina C ndihmon në përthithjen e hekurit nga organizmi.

Arrorët dhe farat

Arrorët dhe farat janë burimet më të shëndetshme të proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe hekurit.

Me 28 gramë fistik do të plotësoni 6.1% do të nevojës ditore për hekur.

Mishi i kuq pa dhjamë

Një copë me mish viçi të rritur në natyrë plotëson 22% të nevojës ditore për hekur.

Për të maksimizuar nivelin e hekurit të përthithur nga organizmin, AgroWeb.org ju rekomandon që mishin ta shoqëroni me spinaq, domate, speca të kuq, luleshtrydhe, lakra të vogla dhe brokoli.

Soja

Kjo fasule e vogël është një burim i shkëlqyer i hekurit me bazë bimore.

Ajo është ideale për veganët dhe vegjetarianët.

Soja është e pasur edhe me proteina ndaj nuk duhet lënë mënjanë.

Vezët

Vezët janë një ushqim që nuk duhet të mungojë në regjimin ushqimor të një anemiku.

Ato përmbajnë shumë hekur dhe mund të kombinohen me spinaqin, domaten ose kinoan në një vakt të pasur e të shëndetshëm.

Mishi i bardhë i pulës

Pjesa e gjoksit të pulës është një burim i shkëlqyer i hekurit.

Nëse e gatuani në zgarë pa yndyrë, atëherë është shumë më e shëndetshme.

Mund ta shoqëroni me spinaq, brokoli dhe domate.

Bishtajoret

Bishtajoret, veçanërisht thjerrëzat janë të shkëlqyera kundër anemisë.

Në gjysëm racioni do të plotësoni 20% të hekurit për të cilin ka nevojë organizmi çdo ditë.

Për më tepër, ato janë burim i shkëlqyer i fibrës që e mban stomakun të shëndetshëm.

Kujdes

Kafeja dhe çaji ndërhyjnë dhe pengojnë përthithjen e hekurit nga organizmi.

Ndaj kur të konsumoni ushqimet e lartpërmendura frenojeni dëshirën për kafe ose çaj pas buke./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSENAL "PRESION" MANC.CITY/ Chelsea zhgënjim total, Pochettino “qan” Brojën me shokë
Previous article E PRISNIT? Kiara bëhet xheloze për modelen në klipin e Luizit

s.autor

Postime të ngjashme

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë Shëndet

INFARKTI NUK NJEH MOSHË/ Alarmi i kardiologëve: Po shtohen rastet te të rinjtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT