• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ushqimet e zakonshme që ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës
Home
Shëndet

Ushqimet e zakonshme që ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës

22 October, 2017 Ina.Autor Shëndet

E dini që drithërat janë të mira për zemrën, por mund të kenë edhe një përfitim tjetër gjithashtu. Pas një studimi afatgjatë nga Fondacioni Botëror për Hulumtimin e Kancerit dhe Instituti Amerikan i Kancerit, ku u përfshinë mbi 8000 raste, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se duke konsumuar të paktën 90 gramë drithëra në ditë mund të ulet rreziku për kancer të zorrës me 17%, shkruan “shëndeti”.

Ky duhet të jetë një lajm i mirë për të gjithë, duke qenë se kanceri kolorektal është i treti më i diagnostikuar tek meshkujt, dhe shkaktari i dytl u vdekjeve nga kanceri në botë. Kanceri i zorrës është përhapur shumë edhe tek të rinjtë.
Personat lindur në vitin 1990 janë dyfish më të rrezikuar nga kanceri i zorrës dhe katërfish nga ai rektal, krahasuar me të lindurit në vitet ’50, ka zbuluar një studim nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Por, si mund të parandalojë zhvillimin e kancerit të zorrës ngrënia e bollgurit dhe orizit. Të gjitha llojet drithërave janë një burim i mirë i fibrave dietike, që ndihmojnë për të ulur rezistencën ndaj insulinës, ose pamundësinë e trupit për të absorbuar sheqerin në gjak, duke shkaktuar akumulim të tij – që njihet si një nga faktorët rrezikues të kancerit të zorrës.

Fibrat ndihmojnë gjithashtu në jashtëqitjen e rregullt, një proces i rëndësishëm ky duke qenë se nxjerrja jashtë shpejtë e mbetjeve ul shanset e zhvillimit të mutacioneve që shkaktojnë zhvillim të kancerit. Plus që drithërat janë të pasura me lëndë ushqyese anti-kancerogjene, si vitamina E, koper dhe zink.

Për të marrë sa më shumë nga këto lëndë ushqyese, mbusheni pjatën me bollgur, oriz kaf, bukë integrale. Sot në botë bëhet një politikë e madhe për kapjen e hershme të kancerit të zorrës.

Ekspertët rekomandojnë sidomos që pas të 50-tave, çdo vit të bëhet një analizë të gjakut komplet dhe feçegjakokult. Çdo 5 vite të bëhet ekzaminimi i pjesës së fundit të zorrës së trashë dhe çdo 10 vite një ekzaminim total/ kolonoskopi.

Kolonskopia mund të shpëtojë jetë, duke qenë se pjesa më e madhe e njerzëve që janë diagnostikuar me kancer të zorrës në fazat e para janë kuruar.

Nëse keni pasur një familjar që ka vuajtur nga kanceri i zorrës, atëherë duhet të filloni të bëni kontrolle rreth të 40-ave ose edhe 10 vite para se familjari është diagnostikuar me kancer, rekomandon Akademia Amerikane e Gastroneterologjisë.

Nëse përjetoni simptoma të tilla si gjak në jashtëqitje, dhimbje në pjesën abdominale ose kapsllëk ose diarre të vazhdueshme, duhet të konsultoheni me një mjek. Ai/ajo mund t’ju rekomandojë të bëni një kolonskopi.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesha, qeveria shkakton përplasje mes Katolikëve dhe Ortodoksëve
Previous article Buxheti 2018/ Miratohet fondi për ish-pronarët. Ja përfituesit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët Shëndet

DONI TË ULNI SHEQERIN DHE TË MBANI TRUPIN NË FORMË/ Këto fruta rekomandohen nga ekspertët

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt Shëndet

PARALAJMËRON OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli Shëndet

"MUND TË JETË MË I RREZIKSHËM"/ Ekspertët zbuluan një lloj të ri kolesteroli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT