• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
USHQIMET E VERËS/ Panik nga SLAMONELA? Disa gjëra shumë të rëndësishme që duhet t’i dini
Home
Shëndet

USHQIMET E VERËS/ Panik nga SLAMONELA? Disa gjëra shumë të rëndësishme që duhet t’i dini

21 July, 2018 g.autor Shëndet

Salmonela është një lloj bakteri që jeton në sistemin tretës të shumë kafshëve. Salmoneloza është një sëmundje që e merrni duke ngrënë ushqim të kontaminuar ose duke prekur kafshë që janë mbartëse të baktereve të salmonelës. Sëmunjdjet fillojnë nga të lehta deri në infeksione shumë të rënda, që mund të shkaktojnë vdekje. Megjithatë ka disa mënyra për të mbrojtur veten.

Zbuloni se cilat ushqime mund të kontaminohen nga ky lloj bakteri, a ndihmon zierja apo larja e këtyre produkteve ushqimore, si dhe simptomat që paralajmërojnë se jeni infektuar me salmonelë.

Çdo ushqim i pagatuar me bazë shtazore – si mishi i viçit, shpendëve, qumështi dhe produktet e tij, vezët dhe produktet e detit, si dhe disa lloje frutash dhe perimesh – mund të kontaminohen me bakterin e salmonelës. Prandaj nuk duhet të konsumoni asnjëherë mish të pagatuar ose produkte të bulmetit të papasterizuar.

Duhet t’i kushtoni gjithashtu vëmendje çdo njoftimi apo paralajmërimi në lidhje me ushqimet që zakonisht nuk lidhen me salmonelën. Këtu përfshihen ushqimet e përgatitura në shtëpi me vezë të paziera, si majonezi, akullorja, torta etj.

Zierja e produkteve ushqimore sigurisht që ndihmon në vrasjen e salmonelës. Ndërsa larja e frutave dhe perimeve duhet gjithmonë, mund të mos e largojë salmonelën, sidomos pas një shpërthimi, është mirë që të qëndroni larg ushqimeve që dyshohet se janë kontaminuar me salmonelë. Për më tepër, kur zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë njerëzit mos të konsumojnë ushqime të kontaminuara gjatë shpërthimit të salmonelës, do të thotë që nuk duhet t’i konsumoni këto ushqime, të gatuara ose jo.

FDA rekomandon këto praktika për të parandaluar helmimin e ushqimeve:

  • Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë para dhe pasi t’i prekni ato.
  • Përdorni një dërrasë të pastër për prerje. Mos i lini produktet që të bien në kontakt me ushqime të tjera të pa gatuara (si për shembull, djathin afër vezës së pa zier).
  • Në frigorifer vezët duhet të qëndrojnë gjithmonë në një vend veçantë produkteve të tjera ushqimore.

Kafshët shtëpiake mund të kenë bakterin e salmonelës në zorrë, prandaj feçet e tyre mund të jenë një rrezik potencial. Më të prekurit në këtë rast janë zvarranikët, si breshka, gjarpërinjtë, si dhe zogu i pulës dhe shpendë të tjerë. I lani duart gjithmonë me sapunë dhe ujë të ngrohtë pasi të bini në kontakt me çfarëdolloj kafshe ose glasat e tyre.

Salmoneloza mund të shkaktojë ethe, dhimbje barku, diarre, të përziera, që zhvillohen 12 deri 72 orë pas ngrënies së një ushqimi të kontaminuar me bakterin salmonela. Shumë njerëz mund të shërohen brenda katër ditësh pa pasur nevojë që të marrin trajtim, por duke konsumuar shumë ujë. Nuk është gjithmonë i nevojshëm trajtimi me antibiotikë, vetëm nëse infeksioni i salmonelës është përhapur në zorrë.

Rastet më serioze dhe me potencial fatal janë tek fëmijët e vegjël, të moshuarit, njerëzit e brishtë dhe ata me sistem imunitar të dobët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSEN RUSTA/ Fjalori banal në Gramsh, kamera dhe shoqëria
Previous article E BUJSHME/ Milan-Real Madrid: Benzema ZYRTARIZOHET javën e ardhshme

g.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT