• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“URREJTJE PËR SHQIPTARËT”/ Presheva, padi kundër ministrit serb të Mbrojtjes, Vulin
Home
Rajon

“URREJTJE PËR SHQIPTARËT”/ Presheva, padi kundër ministrit serb të Mbrojtjes, Vulin

2 July, 2019 k.autor Rajon

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ngritur padi kundër ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të, siç thuhet, gjuhës së tij të urrejtjes.

Mustafa tha për agjencinë serbe të lajmeve Beta se padinë e ka ngritur më 25 qershor në Gjykatën e Lartë në Beograd, pasi Vulin, disa herë, “i ka quajtur publikisht shqiptarët ‘shiptari’” dhe atë “me ton përbuzës”.

Ai tha se për Këshillin Kombëtar Shqiptar është e papranueshme që gjuha e urrejtjes, me të cilën ofendohet një pakicë dhe e cila vjen nga një ministër i Mbrojtjes, të konsiderohet si qasje individuale.

“Ky mentalitet flet për Qeverinë e sotme të Serbisë dhe për Serbinë zyrtare”, tha Mustafa, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Respekti për minoritetet është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë dhe respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht për një shoqëri demokratike”, tha Mustafa.

Gjuhë të ngjashme ndaj shqiptarëve kanë përdorur edhe zyrtarë të tjerë serbë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një komunikatë zyrtare të lëshuar gjatë javës së dytë të muajit prill, i ka quajtur shqiptarët me termin ‘shiptari’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Trajneri që refuzoi të ndeshej me Kosovën zyrtarizohet në krye të Serbisë
Previous article SHQIPËRIA VOTOI/ Mbetet edhe një kuti në Durrës, ja sa vota ka kandidatja e PS përballë asaj të BD

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT