• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON KOSOVËN/ Haradinaj: E kemi “PO-në” nga Gjermania për liberalizimin e vizave
Home
Rajon

URON KOSOVËN/ Haradinaj: E kemi “PO-në” nga Gjermania për liberalizimin e vizave

21 May, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, theksoi mbështetjen e tij për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Haradinaj, në një postim në Facebook, solli një shkrim të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku tha se Seehofer “e konsideron të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë”, duke këmbëngulur që Kosova i ka përmbushur kriteret e nevojshme për këtë proces.

“Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër, Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Evropian”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova e ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.

“Kosovarët tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë. Urime Kosovë!”, u shpreh Haradinaj.

Procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Këshilli i Ministrave i BE-së nuk e ka vendosur fare në agjendën e takimit çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vëzhguesit, ndërkaq, pohojnë se premtimet e udhëheqësve kosovarë se vizat do të hiqen në qershor, kanë pak gjasa të përmbushen, duke qenë se i gjithë procesi është vendim i vendeve anëtare të BE-së.

Kosova është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me vendet e BE-së

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS BETIMIT TË PRESIDENTIT/ Kryeministri i Ukrainës nesër jep dorëheqjen
Previous article KËRCËNOHET HAPUR/ Salvini merr një zarf me plumb: Nuk frikësohem

k.autor

Postime të ngjashme

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT