• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON HOMOLOGUN BRAJOVIC PËR DITËN E SOVRANITETIT/ Ruçi: Shqipëria dhe Mali i Zi, kontribues të paqen e stabilitetit rajonal
Home
Politikë

URON HOMOLOGUN BRAJOVIC PËR DITËN E SOVRANITETIT/ Ruçi: Shqipëria dhe Mali i Zi, kontribues të paqen e stabilitetit rajonal

12 July, 2020 s.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, z. Ivan Brajović, me rastin e Ditës së Sovranitetit të Malit të Zi.

“Me rastin e 13 korrikut, 142-vjetorit të Ditës së Sovranitetit të Malit të Zi, Ju dërgoj urimet e mia më të ngrohta. Njohja e Malit të Zi si shteti i 27-të i pavarur i botës më 1878, ishte një arritje e madhe popullit malazez dhe çeli rrugën e sovranitetit dhe konsolidimit të shtetit të ri, të zhvillimit dhe mirëqenies së popullit malazez.

Republika e Malit të Zi është sot një vend fqinj, mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë. Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi dypalësh janë shumë të mira dhe po zgjerohen e forcohen dita-ditës.

Aktualisht. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në procesin e negociatave të pranimit me Bashkimin Europian. Të dy vendet tona janë në rrugën e drejtë të përpjekjeve për t’u pranuar në familjen europiane. Përparimi i vendeve tona në rrugëtimin europian është një kontribut edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe një tregues se rajoni ynë është pjesë integrale e qytetërimit europian dhe një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian.

Shpreh gjithashtu bindjen se bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Malit të Zi do të rifillojë së shpejti dhe më lejoni të përsëris ftesën time dhe t’Ju ftoj për një vizitë në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Ju.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në letrën e urimit drejtuar Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, z. Ivan Brajović, me rastin e Ditës së Sovranitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Konfirmohen 3 të infektuar të rinj në Gjirokastër, problematike situata në Përmet
Previous article "VITIN TJETËR KEMI ZGJEDHJET DHE UNË..."/ Veliaj: PS dhe Rama gati të fitojnë mandatin e tretë, mbi 80% e qytetarëve duan hapjen e listave

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT