• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URIMI I FUNDVITIT/ Veliaj: Kemi ndërtuar një qytet më solidar! Vitin e ardhshëm do të mbajmë…
Home
Politikë

URIMI I FUNDVITIT/ Veliaj: Kemi ndërtuar një qytet më solidar! Vitin e ardhshëm do të mbajmë…

29 December, 2024 s.autor Politikë

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka uruar qytetarët e kryeqytetit përmes një videomesazhi. Duke vlerësuar vitin që po lëmë, Veliaj theksoi arritjet e përbashkëta të qytetarëve në ndërtimin e një komuniteti më të bashkuar dhe solid.

Veliaj tha se 2025-a do të jetë një vit i veçantë për Tiranën, pasi kryeqyteti shqiptar do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vlerave kulturore dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit.

Në mesazhin e tij, kryebashkiaku bëri një urim të veçantë për gjyshërit dhe gjyshet e Tiranës, duke njoftuar se nga data 1 janar pensionistët do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas në të gjithë autobusët e qytetit.

Veliaj ftoi qytetarët të tregojnë solidaritet gjatë këtyre festave, duke hapur dyert për ata që kanë më shumë nevojë dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë familjare për të gjithë.

Mesazhi i plotë:

Të nderuar qytetarë, sot kur jemi në prag të Vitit të Ri, dua t’ju marr pak sekonda kohë për t’ju uruar të gjithëve nga zemra festa të gëzuara, suksese dhe mbarësi për ju, për familjen tuaj dhe për të gjithë të afërmit. Festat e fundvitit janë një kohë e jashtëzakonshme reflektimi, dashurie dhe bashkimi për të gjithë. Teksa dritat ndriçojnë qytetin tonë, le t’i japim pak rëndësi dhe ngrohtësisë që buron nga zemrat e secilit.

Ky vit ka qenë sfidues për shumë prej nesh. Por, ashtu siç dimri sjell ftohtësinë e vet, ai na kujton gjithashtu se pas çdo stuhie dhe çdo rrebeshi, ka gjithmonë një mëngjes të ri, që sjell shpresë dhe mundësi të jashtëzakonshme. Gjatë këtij viti ne si bashkëqytetarë, kemi arritur shumë, me kontributin e secilit, kemi ndihmuar njëri –tjetrin në momente të vështira dhe kemi ndërtuar një komunitet më të fortë, një Tiranë më solidare, një qytet më të bashkuar.

Viti që vjen është veçanërisht i rëndësishëm për ne, sepse Tirana, zemra jonë, kryeqyteti ynë, do të mbajë titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”. Është një mundësi e rrallë për ta promovuar vlerën e Tiranës, vlerat e veta kulturore, për të krijuar një platformë dialogu që i bashkon njerëzit nga të gjithë anët e Mesdheut. Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ndërtuar dhe mes nesh urat e bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit.

Dëshiroj gjithashtu të bëj një urim special, të veçantë për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet, të gjithë pensionistët e Tiranës, të cilët nga data 1 janar do të udhëtojnë me abone falas në të gjithë autobusët e qytetit tonë. Ju jeni themeli i kësaj shoqërie dhe ndihma që ju ofrojmë është një shenjë respekti, mirënjohje, vlerësimi për të gjithë kontributin tuaj, gjatë gjithë jetës.

Le të kujtojmë se çdo veprim, i vogël apo i madh qoftë, kontribuon në forcimin dhe bashkëpunimin e solidaritetit mes nesh. Gjatë këtyre festave le t’i hapim dyert tona për ata që kanë më shumë nevojë, të ftojmë në familjet tona ata që ndihen ndoshta të braktisur dhe të vetmuar dhe të festojmë së bashku gjithçka që kemi arritur në këto vite.

Në këtë pragviti le të bëjmë një premtim, për njeri – tjetrin dhe për veten tonë, edhe për qytetin tonë. Një premtim për të qenë më të mirë, për të dashuruar pak më shumë, për të ndihmuar njeri – tjetrin pak më fortë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për Tiranën tonë dhe secili që e gjen veten dhe e sheh të ardhmen këtu. Le të festojmë me zemrat tona plot gëzim dhe optimizëm, duke e pritur Vitin e Ri me besim edhe me shpresë. Dëshiroj për ju dhe familjet tuaja shëndet, lumturi, suksese në këtë vit t ëri që po vjen, si dhe një shkëlqim të veçantë për Tiranën, zonjën e madhe, kryeqytetin tonë.

Gëzuar festat e fundvitit dhe një Vit të Ri të mbushur plot me mundësi dhe realizime.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare ish-presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter
Previous article AKSIDENT NË FIER/ Automjeti përplas motorin, transportohet në spital drejtuesi

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT