• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
URGJENCA E RE/ Manastirliu në QSUT: Regjim të ri në spitale, s’do lejohen familjarët në urgjenca
Home
Sociale

URGJENCA E RE/ Manastirliu në QSUT: Regjim të ri në spitale, s’do lejohen familjarët në urgjenca

13 February, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Gjatë inagurimit të urgjencës së re të shërbimit infektiv në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se do të vendoset një regjim i ri në spitale, duke siguruar mbështetje për personelin shëndetësor.

 “Ne po investojmë për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, po investojmë në pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, po investojmë për krijimin e një marrëdhënie besimi mes mjekut dhe pacientit, por nuk mund të tolerohet më që mjekët të mos lejohen të bëjnë punën e tyre, ndaj do të vendosim një regjim të ri në spitale, ku nuk do të lejohen familjarët në urgjenca, përvec rasteve kur kërkohet nga mjeku. Gjej rastin të bëj një apel, një lutje për qytetarët, të mirëkuptojnë personelin mjekësor”, tha Manastirliu.

3Sipas ministres me investimin e kryer, janë krijuar edhe 2 bokse izolimi për sëmundjet ngjitëse, shumë të rëndësishme, sidomos në këtë periudhë të vitit, me fluks të shtuar pacientësh.

Ministrja Manastirliu u shpreh se: “Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë por siguron edhe ekzaminimin dhe trajtimin e plotë të pacientëve brenda kësaj strukture”.

“Me këtë investim, dyfishohen kapacitetet pritëse të urgjencës së infektivit me standarde bashkëkohore, duke garantuar një përgjigje më të mirë në kohë por edhe me cilësi, në rastet e urgjencave infektive dhe duke siguruar kushte më të mira pune për stafin mjekësor”, u shpreh Manastirliu.

1Me investimin e kryer, janë krijuar edhe 2 bokse izolimi për sëmundjet ngjitëse, shumë të rëndësishme, sidomos në këtë periudhë të vitit, me fluks të shtuar pacientësh.

Ministrja Manastirliu u shpreh se: “Ky nuk është vetëm një investim në infrastrukturë por siguron edhe ekzaminimin dhe trajtimin e plotë të pacientëve brenda kësaj strukture”.

E pyetur në lidhje me shtimin e personelit mjekësor në spitalin infektiv, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Mungesa për katër vite e specializimeve patjetër që ka sjellë probleme sa i takon mjekëve të specializuar, por pas më pak se 1 muaji, diplomohen 300 mjekët e parë specialistë, ku mes tyre ka edhe infeksionistë që kanë kontratë me Ministrinë dhe do të shërbejnë në disa spitale rajonale, si dhe janë 4 mjekë që mund të rekrutohen, sipas procedurave, menjëherë nga drejtoria e QSUT-së. Sa i takon personelit infermieror, fituesit e shpallur nga konkursi transparent, po ashtu mund të punësohen sipas pikëve, edhe në këtë shërbim”.

Investimi në urgjencën e re të shërbimit infektiv, përfshin edhe integrimin e qendrës së imazherisë brenda kësaj urgjence, gjë e cila lehtëson pacientët, të cilët tashmë nuk do të sorollaten më në reparte të tjera për një ekzaminim skaneri, grafie apo ekoje; si dhe i siguron më shumë mundësi stafit mjekësor të japin ndihmën e nevojshme në kohë dhe me cilësi. Urgjenca e re e shërbimit infektiv ka një kapacitet prej 15 shtretërish, nga 6 që kishte shërbimi i mëparshëm dhe i shërben rreth 40.000 pacientëve në vit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR NJË SHQIPËRI PA KANABIS"/ Soreca: Parimi "ndiq paratë", thelbësor për goditjen e krimit
Previous article PËR SHËN VALENTIN/ Biznesmeni maqedonas i blen dhuratën luksoze Adelinës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi Aktualitet

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT