• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URDHRI EKZEKUTIV I PRESIDENTIT BIDEN/ Sekretari Blinken: Të përkushtuar për promovimin e demokracisë në Ballkan
Home
Politikë

URDHRI EKZEKUTIV I PRESIDENTIT BIDEN/ Sekretari Blinken: Të përkushtuar për promovimin e demokracisë në Ballkan

9 June, 2021 s.autor Politikë

Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden që përfshin edhe Shqipërinë për bllokim pasurie për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e korruptuar që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, e ka përshëndetur përmes një postimi edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Në një postim në Twitter, Blinken shkruan se SHBA-të janë të përkushtuara për demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi të përkushtuar për të promovuar demokracinë, transparencën dhe llogaridhënien në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me standardet që vendet e rajonit duhet të plotësojnë për të përparuar në rrugën e tyre evropiane. Urdhri i sotëm ekzekutiv një mjet jetësor drejt arritjes së këtij qëllimi të përbashkët”, shkruan Blinken.

Në urdhrin e firmosur Biden flet për ndryshimin e një dekreti ekzistues në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në të do të jetë përfshirë edhe Shqipëria. Në urdhrin ekzekutiv kërkohet Bllokimi i Pronës dhe Pezullimi i Hyrjes në SHBA të Personave të Caktuar, që Kontribuojnë në Situatën Destabilizuese në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Biden deklaron se persona të tillë përbëjnë një kërcënim të pazakontë për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Kjo duket si një goditje tjetër për ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij pas shpalljes “Non Grata” pak ditë më parë nga SHBA. Sipas këtij urdhri, Berisha dhe familja e tij rrezikojnë t’u bllokohet pasuria që kanë në SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENT I FRIKSHËM NË IZRAEL/ Një gropë e madhe hapet në parkingun e një spitali dhe "gëlltit" disa makina (VIDEO)
Previous article SOT VOTIMI NË KUVEND/ Ilir Meta mund të bëhet Presidenti i parë i shkarkuar nga ligjvënësit në historinë e shtetit shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme Breaking News

"NË TIRANË KUNDËRSHTOJNË ZHVILLIMIN..."/ Rama për France24: Debati publik i ndikuar nga ndërhyrje të jashtme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT