• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UNIVERSITETI/ Rokadë Rektorësh tek “Luarasi”. Ikën Arben Malaj, vjen Et’hem Ruka
Home
Sociale

UNIVERSITETI/ Rokadë Rektorësh tek “Luarasi”. Ikën Arben Malaj, vjen Et’hem Ruka

3 November, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Fillimi i vitit të ri akademik edhe në arsimin e lartë, ka sjellë ndryshime edhe në drejtimin e sistemit privat. Kolegji Universitar Luarasi ka bërë ndryshimin e rektorit të deri djeshëm Arben Malaj, me një tjetër emër të njohur të sërës akademike i ardhur gjithashtu nga radhët e politikës, Ethem Ruka. Që të dy, ish deputetë e ministra nga radhët e Partisë Socialiste. Më poshtë, njoftimi i plotë i këtij Kolegji Universitar:

Të dashur miq dhe studentë,

Duam të ndajmë me ju një njoftim shumë të rëndësishëm.

Pas largimit të Prof. Dr. Arben Malaj, i cili për një vit mbajti statusin Rektor i Kolegjit Universitar Luarasi, dhe numëroi një sërë arritjesh të rëndësishme duke lënë gjurmë si një ndër Rektorët më të përkushtuar në historinë e Luarasit, dëshirojmë të prezantojmë pasuesin e tij, Rektorin e ri i cili zyrtarisht mori detyrën e tij në 1 Nëntor 2017, Prof Dr Et’hem Ruka. Ne jemi të bindur se për vetë formimin, eksperiencën profesionale dhe historikun e tij, Rektori I ri do e coj përpara Kolegjin Universitar Luarasi, dhe do të transmetojë frymën e tij bashkëpunuese dhe pozitive.
Prof. Dr. Et’hem Ruka ka mbaruar studimet e larta në degën Biologji-Kimi pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në mbarim të studimeve universitare u emërua pedagog në Katedrën e Zoologjisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore.

Në vitin 1978 filloi studimet pasuniversitare pranë Universitetit “Pierre et Marie Cyrie” në Paris të cilat i finalizoi me Diplomën Doktor i Ciklit të tretë në biologji.
Gjatë viteve 1983- 1992 ai mbroi një doktoratë të dytë në Tirane, duke fituar titullin Docent, Profesor i Asociuar dhe që prej vitit 1992 mban titullin Profesor në Biologji.

Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Prof. Dr. Ruka ka dhënë kontributin e tij si në fushën akademike ashtu dhe në shërbim të sektorit public, nga ku në vitet 1992 -2005 dhe 2009-2013 është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Prof.Dr. Ruka ka qenë Ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vitet 1997-2001, Minister i pare i Mjedisit në vitet 2001-2002, Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në vitin 2002-2003, dhe sërish Ministër i Mjedisit në vitin 2003-2005.

Aktualisht, Prof. Dr. Ruka është Rektor I Kolegjit Universitar “Luarasi”. Ai është autor i shumë studimeve të karakterit shkollor, universitar dhe akademik.

Në bibliografinë e punimeve të tij numërohen mjaft botime shkencore, të cilat janë botuar brenda dhe jashtë vendit, si dhe është autor/bashkëautor i disa teksteve mësimore.

Në emër të stafit të KU “Luarasi” i urojmë shumë suksese!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sessions: Kompanitë teknologjike po pengojnë punën tonë
Previous article ELA RUCI/ Bëja vetes këtë dhuratë: Shko shih shfaqjen!

Redaktor1

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT